Lufta me bandave për trafikun e drogës në Meksikë nuk ka të ndalur. Autoritetet përllogarisin gati 8 mijë vrasje përgjatë tre muajve të fundit.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara, janë regjistruar 7667 vrasje. Kjo është një shifër 20% më e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Vrasjet janë të lidhura kryesisht me konfliktet për trafikun e drogës mes bandave të ndryshme. Rol në këto shifra të frikshme kanë edhe motivet për vjedhje, rrëmbime, grabitje e krime të tjera.
Sipas shërbimeve meksikane të sigurisë së brendshme, vrasjet janë kryer kryesisht me përdorimin e armëve të zjarrit. Ky përshkallëzim i dhunës vjen disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të 1 Korrikut. Në Janar të 2018-s u shënuan 2.549 vrasje, në Shkurt 2.389 dhe 2.729 në muajin Mars.