• |
ide | kryesore

Skandali i Xhafajve/ Donald Lu distancohet nga Rama: Ti fol në emrin tënd, ne flasim në emrin tonë!

Lajme, Të fundit

Në fund të mandatit, Donald Lu është distancuar nga kryeministri Edi Rama, që për herë të fundit e përdori si mburojë heshtjen e ambasadorit në rastin e skandalit të vëllait të Fatmir Xhafajt.

“Edi Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. SHBA po shqyrton akuzat për vëllain e Fatmir Xhafës” ka qenë mesazhi që shpërndau për News24, ambasadori amerikan duke iu kundërvënë fjalimit të Ramës në parlament, i cili heshtjen e ambasadës ia kujtoi për të disatën herë opozitës, me qëllim që t’i zhvlerësojë akuzat e saj.

Çfarë tha Rama në parlament

“Nëse në këtë zurrna do të kishte një grimcë të vërtete lidhur me përgjegjësi të çfarëdo natyre të ministrit tonë të Brendshëm, besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme bindjen time se përpara se të flisnin këta, do të kishte folur miku ynë, protagonist i jetës tonë publike, ambasadori amerikan, do kishte folur Bashkimi Europian, do kishin folur ata, të cilët nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar.

Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare, sepse, për ta, ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt, qoftë të qeverisë së këtyre, sepse kjo ndodhi, e publikuar dje me bujën e një lajmi sensacional, i përket kohës kur qeverisnin këta, as për qeverinë tonë të parë, as për këtë qeveri dhe as për personalisht ministrin e Brendshëm.

Është për të ardhur keq, por në këtë llum ku përpëlitemi çdo të enjte dhe fatkeqësisht ku përpëlitet politika çdo ditë për shkak të këtyre njerëzve që kanë shumë halle dhe prandaj ulërijë kështu, e vetmja referencë e besueshme janë ata, të cilët na vëzhgojnë, na monitorojnë, na gjykojnë dhe nuk përtojnë as të na kritikojnë, herë me të drejtë, herë dhe pa të drejtë, por ama rast nuk lënë t’iu shpëtojë.

E si ka mundësi, ndërkohë që shpërtheu ky “zbulim senancional”, ambasadori amerikan nuk iu referua hiç këtij fakti kaq tronditës, sipas këtyre, por u detyrua të mbajë qëndrim publik lidhur me një fakt tjetër, për të cilin këta përsëri na akuzuan neve, më akuzuan mua personalisht pas lëvizjes së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda?!

A mund ta përfytyrojë kush, që, nëse do të kishte një fije të vërtete në goditjen e këtyre për lëvizjen e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do kishte dalë miku ynë i shtrenjtë, njohësi i kudondodhur i të gjithë proceseve tona, për të vënë drejtësi në këtë vend?!

Nuk diskutohet”

3 Comments

  1. mut rama dhjerje stalini ruqi , xhafa ,shurr maoceduni lu.tash e pa vet lu se komunistat perbindesh si ruqi,rama ,xhafa ta fusin.a nuk vrau enveri te gjith.lu von u zgjove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu