• |
ide | kryesore

Operacion anti-drogë në Itali, 5 shqiptarë në pranga

Lajme
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali



Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Pavia. Gjatë kontrolleve që ka ushtruar policia në sallat e lojërave të fatit u vu re prania e një grupi të vogël personash që qëndronin në një prej sallave të lojërave.

Pas verifikimeve rezultoi se grupi shiste kokainë dhe në pranga u vunë 5 shqiptarë.

Operacioni është ndërmarrë mëngjesin e sotëm dhe të arrestuarit janë A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptarët me inicialet P.S. e E.L. iu shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J., sasi kokaine që më pas iu shitej konsumatorëve italianë në doza 0.5 gramë, me çmim 50 euro.

Hetimet për këtë grup kanë nisur më 25 janar 2017, kur një tjetër shqiptar me inicialet E.C., 28 vjeç, u arrestua me rreth 2.5 kile kokainë dhe rreth 4 kile marijuanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *