• |
ide | kryesore

Ra nga shkëmbi në lumë, devijohet Erzeni për gjetjen e 20-vjeçarit, vijojnë prej 4 ditësh kërkimet

Lajme, Të fundit



Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 20-vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili humbi në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, pasditen e të shtunës, më 19 maj. I riu ra nga lartësia teksa ecte mes shkëmbinjve dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Erzen.

Shoku i tij, 21-vjeçari Fabio Dukagjini, u hodh për t’i shpëtuar jetën dhe mbeti edhe vetë në shkëmbinj, por fatmirësisht u shpëtua. Ndërkohë, prej katër ditësh vijojnë kërkimet në grykën e Skuaranës, në lumin Erzen, për gjetjen e 20-vjeçarit.

Polumbarët njoftojnë se gjatë ditës së sotme do të devijohet nga forcat xheniere edhe një pjesë tjetër e lumit, me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur. Përgjatë shtratit të lumit, kërkimet vijojnë edhe nga një grup punonjësish policie të Stacionit të Policisë Farkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *