• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama dhe Basha sfidohen LIVE një ditë para protestës

Lajme, Të fundit



E shtuna pritet të jetë një ditë e ndezur politikisht. Opozita ka thirrur një marshim proteste që do të nisë nga “Sheshi Skënderbej” deri te selia e Kryeministrisë ku do të kërkojë largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të gjithë qeverisë.

Gjithçka nis në orën 11.00 sipas njoftimit të organizatorëve. Në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë. Burime zyrtare i thanë lapsi.al se pikërisht në atë kohë, kryeministri do të sfidojë opozitën nga Berati ku do të zhvillojë një takim me banorët atje dhe që sigurisht do të transmetohet LIVE. Qeveria dhe opozita do të kërkojnë secila marrjen e vëmendjes në ekranet e televizioneve. Nuk është çudi që televizionet që transmetojnë 24 orë lajme të ndajnë ekranin në mes, pasi e kanë bërë edhe më parë kur Rama ka shpikur aktivitete të minutës së fundit në rastet e protestave të opozitës. 

Por një përballje paraprake Basha dhe Rama e kanë pasur që pasditen e së premtes. Në orën 18.00 kryetari i opozitës u shfaq LIVE në Facebook duke shpërndarë fletëpalosje për qytetarët e Tiranës. Në të njëjtin orar, Rama ishte duke folur për qytetarët e Kuçovës. Edhe ai transmetonte LIVE në ERTV. Duke parë shifrat kryetari i opozitës ka marrë një fitore të vogël, pasi në rrjetet sociale ka numëruar më shumë ndjekës se kryeministri. Mbetet për të parë kush do të fitojë “finalen e së shtunës”. ©LAPSI.al

 



1 Comment

  1. Ka fituar ai qe ka Televizion Privat te mirembajtur me taksat e shqiptareve, pra LGBT Rama (Lideri Global Boteror Transoqeanik).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *