• |
ide | kryesore

Të gjithë kundër Janullatos

I pakategorizuar
anastasios1.jpg



Gazetat janë marrë sot me reagimin e djeshëm të Sinodit të Kishës Ortodoske rreth deklaratve të ish-kreut të ShIK-ut, Fatos Klosi. Kështu, “Panorama” jep në faqe të parë një qëndrim të Dritëro Agollit të titulluar: “Kryepeshkopi Janullatos erdhi për të mësuar priftërinjtë e rinj, jo për të ndenjur”, kurse gazeta “Mapo” ka ka ndërtuar atë që e quan forum historianësh përmes deklarimeve të Beqir Metës, At Nikolla Marku dhe Maringlen Verlit. “Hierarkia kishtare duhet të jetë e gjitha shqiptare”, thotë Meta, kurse Verli flet për rrezikun e zhvillimeve që dalin nga linjat kombëtare. Ndërkohë At Nikolla Marku edhe Sinodin e konsideron të paligjshëm. Një bllok nëse mund të shprehemi kështu kundër Janullatosit.