• |
ide | kryesore

Një super-pallat presidencial për Rexhep Taip Erdogan

I pakategorizuar
palata-2-jpg20140904181230.jpg



Rexhep Taip Erdogan do të ketë një pallat të ri, tërësisht për vete, gjatë ushtrimit të mandatit si president i Turqisë. Pallati presidencial përbëhet nga tre blloqe. Godina që po ndërtohet, do të përdoret si vendbanim. Ai e kishte njoftuar ndërtimin e pallatit që kur ishte kryeministër. Vendi në të cilin po ndërtohet është një çiflig në pyllin Ataturk, prej 150 dynimësh. Erdogan i ndjek herë pas herë nga afër punimet. Godina është projektuar nga Arkitekti Shefik Birkiye dhe njihet si ''godina më e sigurt në Turqi', -njofton agjencia Anadolu. Ajo është e fortifikuar kundër çdo sulmi bërthamor. Sistemet e sigurisë përfshijnë leximin e shenjave të gishtave dhe bebes së syrit. Pallati do të ketë edhe sisteme kundër përgjimit dhe dhoma me izolim special. Poshtë nën tokë do të ketë një “qendër në raste krize”. Godina ka arkitekturë të Selçukëve, Otomane dhe Evropiane, ndërsa fasada do të jetë nga gurë natyrorë.