• |
ide | kryesore

Dasma e vogël e zv.Ministres së Ramës (foto)

Arkiva, Paparazzi
erisa1.jpg



Edhe zv.minisrja e Integrimit nuk ka harxhuar pak për dasmën e saj por kjo ceremony u konsiderua “e vogël” përballë megafaturave të dasmës së ministrit Erion Veliaj. Të enjten Erisa Xhixho i ka thënë “po”, bashkëshortit të saj Enea Nuredini. Çifti zhvilloi një ceremoni elegante buzë detit, nën ndriçimin e qirinjve me miqtë më të afërt. Momenti më emocionues ishte ecja drejt altarit dhe kurorëzimi, ku Erisa me lot në sy i tha "PO" të zgjedhurit të saj.

Xhixho, një nga aktivistet më të spikatura të LSI-së, ishte bërë një nuse shumë e bukur me një fustan të thjeshtë, dhe një vello të bardhë, plot klas dhe hijeshi.

Mes të ftuarve në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Parlamentit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij Monikën.

Ceremonia filloi në orën 18:30 me celebrimin zyrtar nga përfaqësues të Bashkisë dhe më pas një koktej buzë detit. Ditën e shtunë çifti do të vijojë me një dasmë tradicionale pranë kompleksit modern ‘Royal Hill’ në Tiranë.