• |
ide | kryesore

A ka një krisje Rama –Veliaj?

I pakategorizuar
rama-veliaj.jpeg



Kryeministri Rama dhe ministri i Mirëqënies Erion Veliaj, u panë këtë të mërkurë bashkë, pas shumë kohësh. Me sa duket dalja në krah të njëri-tjetrit ishte tejet e sforcuar. Në kronikat e lajmeve ata kishin gjetur sebepin e marrjes pjesë në inaugurimin e shkollës austriake profesionale ‘Hermann Gmeiner’ në fshatin SOS. 
Vërtet ? Mjafton të bësh një kërkim të vogël në internet për të parë se edhe qeveritarët e rij, po veprojnë si ata të vjetrit me të cilët janë tallur më parë: marrin pjesë nga disa herë në inagurime. Sepse në inagurimin e kësaj shkolle profesionale, Erion Veliaj ka qenë një herë në fund të muajit gusht, shiko linkun : http://www.sot.com.al/politike/shkolla-hermann-gmeiner-veliaj-model-i-sfid%C3%ABs-ton%C3%AB-p%C3%ABr-t%C3%AB-ringritur-arsimin-profesional. 
Atëherë ci ka shtyrë Ramën dhe Veliajn, të shplajnë atë që kanë pështyrë, gjatë fushatës së 23 qershorit ? Me siguri, sidomos ministrit, më shumë se inagurimi, i ka interesuar fashitja e zërave për një krisje të tij me kryeministrin Rama. Sepse në qarqet e mazhorancës kjo pandehmë është përhapur me një shpejtësi të rrufeshme. Dhe faktet për ta mbajtur gjallë atë nuk mungojnë.
Lajmi që bëri bujën më të madhe qe mungesa e Edi Ramës në dasmësn e shumëpërfolur të Velisë në Gjirokastër. Rama nuk e kishte paralajmëruar këtë mungesë. Deri në castet e fundit përpara fillimit të ceremonisë, letra mbi tavolinën kryesore ku shkruhej emri i tij si i ftuar, valvitej me shpresën e ardhjes së tij. Pandehma e parë për këtë mungesë ishte se kryeministri e pati bojkotuar dasmën pasi atij nuk i pëlqentë të fotografohej në krah të miqve që i ishin vendosur në tavolinë. Në protokollin e ceremonisë ai qe parashikuar të rinte me kreun e kuvendit Ilir Meta, kreun e grupint parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci dhe afaristin Albi Dabulla, djalin e Arta Dades.
Rama e shprehu distancimin nga kjo ceremoni galante e pushtetit të ri, ku merrnin pjesë ministra, biznesmenët më të mëdhej të vendit (madje dhe nga e djathta) e gazetarë të rëndësishëm, që mesditen e asaj të diele, kur botoi një foto duke shëtitur me karocë djalin e tij Zaho, në bregdetin e vilës qeveritare në Durrës.
Gojët e liga thonë se ai kishte bërë edhe një manovër perfide që përpara dasmës. Dy ditë përpara se ceremonia të zhvillohej, ai deklaroi në emisionin « Top Story » se Veliaj nuk do të jetë kandidat për kryetar bashkie i Tiranës. Kjo gjë sipas këtyre zërave e uli ndjeshëm buxhetin e dhuratave që shumë biznesmenë të ftuar që kanë lidhje me ndërtimet në Tiranë, kishin planifikuar për dasmën e Erionit.
Në dasmën e dytë të Pezës, Rama dihej që do të mungonte se do të udhëtonte drejt Kinës. Por ajo që bën cudi është fakti se ai mungoi edhe në një aktivitet ku e ka pasur traditë të shkojë, në festën e Konferencës së Pezës, që organizohej nga ministria e Veliajt. Përse kjo mungesë e përsëritur, që ra dhe më shumë në sy?
Edhe kjo e ka një arsye. Në ditët mes dy dasmave kishte shpërthyer një furtunë politiko mediatike që denonconte dasmën plot fanfara të ministrit. (një pjesë e shkrimeve në rubrikën www.lapsi.al). 
Ai akuzohej për një mishmash konfiktesh interesi ku përfshiheshin përfitimet dhe financimet okulte. Kështu ai ishte ngërthyer vetë(së bashku me bashkëshorten e ardhshme) për rikonstruksionin e kalasë së Gjirokastërës ku më pas do të zhvillonte dasmën. Kështu të njëjtat organizma që kishin bërë organizimin e dasmës së tij të dytë në Pezë, kishin marrë përsipër edhe organizimin e ceremonisë së festës së Pezës, që bëhej me fondet e ministrisë së Mirqenies. Më tej akoma: një tjetër kompani dasmash, ajo e Alketa Vejsiut që organizonte dasmën e Velisë në Pezë, merrte pjesë edhe në organizimin e pritjes së Papës, në Tiranë. Në këto investime për organizimin e ceremonisë së ardhjes së Atit të Shenjtë, bashkë me Alketa Vejsiun, qe përfshirë, sipas infove të www.lapsi.al edhe vëllai Erion Velisë, Arbri, i cili ka një kompani publiciteti dhe është angazhuar thellësisht në fondet e pritjes së Papa Franceskut.
Nëse gjithë këto zëra që gëlonin, nuk janë bërë me miratimin e kryeministrit, së paku ai i ka dëgjuar. Ndaj burime brenda qeverisë tregojnë se ai e ka fshikulluar rëndshëm (të paktën kështu thuhet) vartësin e tij. Madje disa shkojnë edhe më tej, kur e krahasojnë ftohjen e Ramës me Erion Velinë, si atë që pati me Blendi Gonxhen. 
Ndoshta kjo atmosferë e bëri Erionin të ndërronte me shpejtësi pankartat e publicitetit për festën e Pezës, ku shfaqej i njëjti grup këngëtarësh si ai që kish kënduar në dasmën e tij (dy punë me një honorar?).
Ai vuri pankarta të reja dhe mori një grup të ri. Nndoshta kjo e bëri atë që të japë edhe një intervistë sqaruese në news 24, ku shpjegonte se dasmën e kish bërë me shpenzimet e nënës së papunë. Dukej qartë që Erjoni ishte nën presion. Ndaj këtë të mërkurë ai e çoi kryeministrin në një inagurim që e kishte bërë vetë disa ditë më parë, në 26 gusht. Dhe Rama, ashtu sikurse Berisha dikur i shkoi. A duhet lexuar si një levizje imazhi për të ruajtur aparencën ? Apo është më shumë, një shenjë pajtimi ? Ndoshta po. Në fund të fundit në intervistën ku kumtoi se Erjoni nuk do të jetë kryebashkiak, kryeministri tha dhe dicka tjetër: ai do të jetë ministër deri në fund të mandatit. Të presim e të shohim.