• |
ide | kryesore

Dasma Xhaçka- Gaçi/ Digje, digje shaminë e beqarit

Arkiva, Paparazzi
shamiii.JPG



Sipas traditës së dasmave shqiptare, kryesisht të Shqipërisë së mesme, edhe dy deputetët socialistë e kanë hedhur vallen e shamisë së beqarit. Ndërsa Olta e lante, Artani e digjte, të shoqëruar nga duartrokitjet e të ftuarve në mbrëmjen e tre ditëve më parë në Petrelë. Edhe pse si për deputetin 45 vjeçar, ashtu edhe për deputeten 35 vjeçare, kjo nuk është martesa e parë (të dy janë divorcuar nga lidhje të mëparshme) ata nuk i kanë privuar miqtë e tyre nga tradita që kulmon me djegien e shamisë së beqarit.
Çifti ka qenë i hareshëm gjatë gjithë natës së festës që është mbyllur me ceremoninë e tortës gjigande.