• |
ide | kryesore

Foto ekskluzive nga Beogradi/ Kombëtarja përgatitet për fitore

Arkiva, Sport
Mergim Mavraj.jpg



Gianni De Biasi, në konferencën e mbrëmshme për shtyp kërkoi nga kombëtarja që të dalë me fitore nga stadium i Partizanit të Beogradit. Pas akomodimit në hotel Crown Plaza, kuq’e zinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore përpara ndeshjes me Serbinë. Këto foto ekskluzive që ju ofron lapsi.al tregojnë disa momente të stërvitjes, ku duket se futbollistët e kombëtares janë mjaft të karikuar dhe të përgatitur për fitore. Vetë trajneri tha se kjo dukej si “ndeshja e ndeshjeve”, ndaj edhe impenjimi i futbollistëve të kombëtares duket se është tepër i madh.

Atmosfera është ndezuar tashmë. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit pritet të jenë rreth 25 mijë tifozë, serbë. Biletat janë shitur me 3 deri në 10 euro. Të pakët do të jenë tifozët shqiptarë në stadium. Ata kanë udhëtuar individualisht drejt kryeqytetit serb dhe jo të organizuar, pasi nuk u lejuan nga Federata Serbe e Futbollit. Forca të shumta sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e lojës. Flitet për afro 3 mijë efektivë të policisë dhe reparteve speciale. Trajneri De Biasi u përpoq ta shuante pak anën emocionale të kësaj përballjeje që ka marrë nota të forta nacionaliste kryesisht në rrjetet sociale, kur tha se kombëtarja shqiptare ka ardhur në Beograd vetëm për të luajtur një ndeshje futbolli.

Përsa i përket formacionit, De Biasi pritet të hedhë në fushë të njëjtin ekip si në ndeshjen me Danimarkën.