• |
ide | kryesore

Ertrit Berisha, nuk i duam lojtarët mercenarë në kombëtare. Më mirë mos vinë

Arkiva, Sport
20130901_beri.jpeg



Portieri i kombëtares shqiptare, Ertrit Berisha i ka fshikulluar ashpër ata futbollistë me origjinë shqiptare, që mëdyshen ose rrefuzojnë të luajnë për kombin e tyre. Nëse e kanë me dy mendje më mirë mos vinë fare ka qenë mesazhi i tij, në një intervistë me gazetaren Mira Kazhani, në Romë. Ai ka bërë edhe një dallim esencial mes shqiptarëve të lindur jashtë dhe atyre të lindur në Kosovë. “Shqiptarët që lindin jashtë e kanë një ndjenjë jo sikur ne që kemi lindur aty. Ndoshta nuk e ndjejnë veten se janë pjesë e jona, si ta them e trupit tonë…Ata që janë me dy mendje, vij e s’vij për ne është shumë më mirë që të mos vijnë fare…Tani kemi një grup të cilët e japin maksimumin. Të gjithë do japim atomin e fundit në fushë për të korrur suksesin që Shqipërisë i mungon. Gjat intervistës ai ka folur edhe për familjen e tij duke thënë se ëndrra e tyre është bqshkimi i trojeve etnike shqiptare.