• |
ide | kryesore

Një tjetër mesazh i “Ballistëve” për Platininë

Arkiva, Sport
plis foto.jpg



“Ballistët”, tifozët e klubit “Shkëndija” të Tetovës kanë shpalosur në stadium një tjetër mesazh të fortë kundër UEFA-s dhe kreut të saj Mishel Platini. Në ndeshjen kundër “Metalurgu”-t të Shkupit kanë publikuar një mesazh për presidentin e UEFA-s, Michel Platini. “I dashuri Platinoviç, na i rrahën futbollistët dhe fituan 3:0. T’i vrasim ne në ndeshjen e kthimit dhe të fitojmë një vend në Evropianin 2016?” – kanë shkruar në mesazhin e tyre “Ballistët” e Tetovës./lapsi.al/