• |
ide | kryesore

Cfarë i thanë prindërit Bleonës pas prezantimit skandaloz në AMA

Arkiva, Paparazzi
bleona.jpg



Prindërit e Bleona Qerretit nuk e kanë pritur aspak mirë shfaqjen e vajzës së tyre vetëm me të brendshme në American Music Aëards (AMA). Fotot e saj mbushën edhe mediat në Shqipëri dhe ky fakt i ka sikletosur jo pak babain dhe nënën e saj. Këtë e tregon vetë këngëtarja për US ëeekly. 

“Ata nuk duan të dalin nga shtëpia. S’donin të dilnin as sot. Por unë u thashë: Kjo është gjë e mirë. Ndërsa ata më kthehen: cfarë do të thuash me këtë? Ti ishe lakuriq dje. Unë iu ktheva: Kini besim tek unë.”

Nuk kanë qenë vetëm prindërit të shqetësuar, por edhe mediat ndërkombëtare që e konsideruan një paraqitje skandaloze vetëm për të tërhequr vëmendjen. 

Bleona ka një përgjigje edhe për këtë: “Mendoni se është fustani i lirë? është haute couture gna Shahla Dorriz, zemra! M’u qep në trup duke filluar në 10 të mëngjesit. U deshën 5 orë për ta përfunduar. Shyqyr Zotit që kisha bërë dush përpara.”

Këngëtarja shqiptare, që këto kohë po tërheq më shumë vëmendjen e mediave me të tilla prezantime e foto nudo sesa me zërin e saj, thotë se rrjeta që mbante mbi trup nuk ishte re rehatshme, por ishte shumë e bukur gjithësesi. Sipas saj, pati edhe nga ata që e vlerësuan “fustanin”, si Jamie Foxx, që Bleona pretendon të jetë shprehur kështu: “Jamie tha: Oh Zot! Ikim e bëjmë këtë. Je e mrekullueshme.”