• |
ide | kryesore

E mbani mend Candela? Tashmë shkon i dehur në studion e TV (video)

Arkiva, Sport
Vincent-Candela-Roma.jpg



Ka ndodhur në emisionin “Goal di Notte” që ka diskutuar derbin mes Romës dhe Lazios. Mes të ftuarve në studio ishte edhe Vincent Candela, francezi që për disa vite luajti me verdhekuqtë. Dukshëm i dehur. Dhe mes sikletit të të ftuarve të tjerë ai ka dhënë një spektakël të vërtetë me batutat e tij. Për shembull, në një moment një nga të ftuarit, ish-lacial po thoëhste se i kishte pëlqyer mënyra si luajti Lacio. “Dhe falë k***…” ka ndërhyrë Candela duke shkaktuar të qeshura në studio. Pas emisionit, drejtuesi Michele Plastino u justifikua në Facebook se Candela kishte shkuar me vonesë në studio dhe ata nuk e kishin kuptuar se ai kishte pirë shumë. I dhamë ujë dhe kafe por nuk u përmirësua” – tha drejtuesi./lapsi.al/