• |
ide | kryesore

Në studion e Çanit, një grabitës apo një aktor?

Arkiva, Pikante
vvvvvvvvvvv.JPG



Ka shokuar të gjithë të pranishmit një prej të ftuarve të Arian Çanit në “Zonë e Lirë” në Tv Klan. I ftuar ishte biznesmeni Nikollaq Neranxi, biznesi i të cilit u grabit nga tre persona të maskuar dhe të armatosur një javë më parë. Neranxi tha se nën kërcënimin e armëve këta 3 persona morrën rreth 120 mijë lekë të reja dhe 80 euro. Në mes të bisedës Çani ka ftuar në studio njëperson të maskuar dhe që e quajti “njeriu me maskë”. Personi në fjalë tha se ishte 28 vjeç, sapo kishte ardhur nga emigracioni dhe se ishte ai një nga grabitësit e biznesmenit Neranxi. “Njeriu me maskë” tha gjithashtu se këtë e kishte bërë nga varfëria dhe për shkak se “donte të mbushte frigoriferin”. Por dyshimet janë të mëdha për këtë të “të ftuar”. Asnjë grabitës nuk do të dilte në TV, në një transmetim LIVE dhe t’i thoshte policisë “unë jam hajduti”. Lapsi.al u intersua edhe pranë stafit të “Zonë e lirë”, por ata u treguan mjaft të rezervuar pasi dyshimet tona janë se nën maskë mund të jetë fshehur një aktor. A mos ishte Besmir Bitraku? Askush nuk e konfirmon sot, nesër do të themi më shumë./lapsi.al/