• |
ide | kryesore

E pazakontë/ Policia drogon një fshat të tërë

Arkiva, Pikante
Indon_sie_La_police_br_le_trois-9ffdd2651820880e86c2230777f0987c.jpg



Një fshat i tërë përfundoi i droguar kur policia dogji 3 ton kanabis me vlerë mbi 1 milion dollarë. Tymi i shkaktuar nga djegia e lëndës narkotike u përhap në të gjithë fshatin Tangerang, në Indonezi. Vetëm efektivët e policisë mbanin maska dhe i shpëtuan drogimit. Banorët e tjerë të fshatit nuk patën mundësi të mbroheshin dhe përfunduan të droguar. Bashkë me ta përfundoi edhe një gazetar britanik, i cili ka raportuar se iu desh të merrte një çaj për t’u qetësuar.