• |
ide | kryesore

Fillon shitja e votave online, 200 euro oferta e re

Arkiva, Pikante
shitet vota.JPG



Katër ditë përpara të dielës së zgjedhjeve, një tjetër mënyrë shit-blerje votash duket se ka nisur të përhapet me shpejtësi. Jo më thasë mielli, as kupona xhinsesh, por euro dhe plot 200, për të dhënë votën e sigurtë për kandidatin/partinë që përfiton ofertën.

Përveç praktikës së zakonshme të blerjes nën dorë apo derë më derë, siç është denoncuar shpesh, tashmë votuesit shqiptarë duket se duan ta legjitimojnë tregun e votave. Njoftimi i çuditshëm gjendet në një nga faqet online që ofron shërbime shit-blerje të produkteve të ndryshme. Personi në fjalë ka lënë kontaktin për të gjithë të interesuarit. Dhe siç thuhet në këto raste, të fitojë, më i shkathti më i shpejti dhe natyrisht, ai që ia mban xhepi.