• |
ide | kryesore

I dashuri i ri i Rita Orës (foto)

Arkiva, Paparazzi
rita-wm9004.jpg



Kë​ngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora sapo është ndarë nga i dashuri i saj, Ricky Hil por ajo nuk u pa zemërthyer kur u fotografua në Londër. Anëtarja e jurisë “X factor” u pa nën shoqërinë e një mashkulli derisa dukej shumë e lumtur dhe e buzëqeshur. Ora kishte veshur një palë xhinse, një bluzë me logon e “Red Hot Chili Peppers” dhe një palë atlete. 24 vjeçarja po argëtohej nën shoqërinë e një mashkulli të panjohur për publikun dhe duket se skena e tyre për të të vallëzuar ishin rrugët e Londrës. Ndonëse Ora dhe miku i saj shiheshin shumë të afërt, akoma nuk është supozuar për një lidhje ose diçka romantike mes tyre. /GazetaExpress/