• |
ide | kryesore

Policë apo lojëtarë pingpongu?

Arkiva, Pikante
11694843_10103278313475470_1820277621342542104_n.jpg



"Çunat" e Saimir Tahirit janë vënë sërish në shenjestër. Kritikat janë thuajse të njëjtat me ato të viteve të shkuara; policë që nuk respektojnë uniformën, që rrinë kot nëpër kryqëzime, më shumë për ndonjë gjobë sesa për të bërë punën. Kur polici thuhet se ka kaluar në epokën dixhitale, policët i kanë sjelljet e njëjta. Gazetari Sokol Shameti ka dashur ta ndajë me ndjekësit e tij këtë foto, duke bërë edhe komentin e mëposhtëm. 

"Nuk besoj se këta të dy janë policë "bravoçuna".

Së pari: Sepse bravoçunat tanë nuk dalin më nëpër kryqëzime në pritje të gjahut. Kjo formë primitive, rudimentare prej prostitucioni policor ka marrë fund me kohë në Shqipëri sepse ishte skandal i vërtetë që nuk ta zinin sytë askund në Evropë.

Së dyti: Semafori ku kanë dalë këta, është funksional. Ai punon. Paratē e taksave tona janë shpenzuar mirë në këtë rast dhe trafiku i automjeteve rregullohet në mënyrë elektronike – pa pasur nevojë të shpenzohen para shtesë për të paguar rroga "bravoçunash" që dublojnë semaforin dhe bëjnë të njëjtën punë si ai. Në Shqipëri kryqëzimet i kemi me semaforë. Kemi paguar për ta. Nëse s'ka semafor – siç ta do logjika – atëherë ka polic. Pra në këtë rast, punë e bërë dy herë, punë e paguar dyfish, para e shpërdoruar – nuk e bën policia jonë këtë.

Së treti: Pantallonat e gjera të uniformës së njërit prej "bravoçunave", nxjerrin zbuluar tegelin ngushtues model "tub" të bravoçunit tjetër. Policët tanë e nderojnë uniformën, nuk e ujdisin atë sipas modës, se ndryshe ç'uniformë do quhej ajo?

Prandaj them se nuk janë policë këta. Duke gjykuar nga rraketat që mbajnë në duar, besoj se janë ekipi kombëtar i pingpongut në një moment pushimi."