• |
ide | kryesore

Një 2-vjeçar me fuqi të pabesueshme (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
dydydy.jpg



Video të fëmijës Arat Hosseini që tregonin atë duke u lëkundur në trapez kur ishte vetëm nëntë muajsh dhe salto para ditëlindjes së dytë. Djaloshi iranian i cili mbush dy vjet më vonë këtë muaj, është bërë sensacion në mediat sociale me performancat e çmendura dhe fleksibilitetin madhështor, dhe ka më shumë se 18 mijë ndjekës në Instagram. Prindërit e Arat, Mohamad dhe Fatemeh të cilët jetojnë në Babol, thonë se djali i tyre nuk kishte trajnim profesional apo praktikë, por vetëm ushtrime për 10 deri 20 minuta në ditë. Mohamad tha: “Një ditë kur u ktheva në shtëpi nga puna dhe vendosa gishtin tim në dorën e Arat, ai u ngrit ngadalë duke kapur gishtin tim lehtësisht, ngriti këmbët nga toka. “Në atë kohë e vërejta forcën dhe fuqinë që Arat kishte dhe isha shumë i befasuar. “Triku i preferuar i Aratit është performimi i saltove nga prapa”. Arat ka përsosur pozat e jogës të tilla si balanca si dhe lëvizjet tradicionale të gjimnastikës si ecja nga prapa dhe saltot.