• |
ide | kryesore

Video e rrallë/ I burgosuri arratiset lakuriq

Arkiva, Syri i Lapsit
burg.jpg



Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në qytetin Sonora të Meksikës. Një i burgosur ka kaluar murin me tela me gjemba rreth 5 metra të lartë dhe është arratisur. Ai është Juan Pablo Pena Ford. I burgosuri ishte duke bërë dush, kur ka shfrytëzuar momentin të largohet pa u vënë re nga gardianët. Ai fillimisht ka vrapuar rrugëve i zhveshur, ndërsa më pas ka marrë një xhaketë nga një dyqan dhe ka mbështjellë pjesët intime. Megjithatë arratia e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është lokalizuar nga policia dhe është kthyer sërish në vendin e dënimit.