• |
ide | kryesore

Sherr mes prezantueseve italiane, Alba Parietti sulmon Barbara D’Urso-n

Arkiva, Paparazzi
20151012_c1_par-durs.jpg



Një sherr midis dy prezantueseve është ndër lajmet kryesore të shtypit rozë në shtetin fqinj. Showgirl-i Alba Parietti ka sulmuar prezantuesen Barbara D’Urso. Ajo ka shkruar një status në “Facebook” pas puntatës së të dielës në “Canale 5”. “D’Urso është si taksat, nuk kursen as një familje”. Parietti i referohet rasteve që Barbara trajton në emisonet e saj, shpesh histori të dhimbshme që përdoren për të bërë show. Sipas saj jeta e gruas së këngëtarit të ndjerë Pino Daniele apo ndarja nga gruaja e dytë e Albano Carrisit  janë halle familjare, që nuk duhen bërë tema emisionesh. Ky nuk është rasti i parë që midis dy femrave të rëndësishme të ekranit Italian ka përplasje. Edhe më herët Parietti ka dalë kundër Barbara D’Urso-s. “Ajo është si grirëse mishi, cinike që bën zonjën në televizor dhe çon në shtëpi rezultatet për dy lekë. Kush bën televizion nuk ka më ndjenja”, ka thënë Parietti në një intervistë.