• |
ide | kryesore

Masat antiterror, SHISH nxjerr në shitje Saurrelin e vitit 1975

Arkiva, Pikante
LIAZ_MT.jpg



Në një njoftim publik nga faqja e internetit të Shërbimit Informativ Shtetëror, bëhet e ditur se ky institucion ka nxjerrë në shitje tre kamionë të vjetër. Një prej tyre është një Liaz, tip Saurre, prodhim i vitit 1975. Me një kamion të prodhuar 40 vite më parë, nuk mund të thuash që po punon pa rënë në sy dhe duket se zyrtarët e SHISH kanë vendosur t’i zëvëndësojnë. Por kjo mund të jetë edhe një nga masat kundër sulmeve terroriste, në kuadër të të cilave, policët e rrugores janë armatosur me Kallashnikovë. Dhe pyetja në këtë rast është nëse, këto kamiona, do t’i blenë kamionistët apo koleksionistët?

 

NJOFTIMI I PLOTE

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT NJOFTON PËR FILLIMIN E

PROCEDURAVE TË ANKANDIT PUBLIK PËR SHITJE

AUTOMJETESH(KAMIONA)

Në mbështetje të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për Ankandin

Publik” i ndryshuar, si dhe vendimit nr.1719, datë 17.12.2008 të

Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të ankandit

publik” i ndryshuar, njoftojmë sa më poshtë:

– Fillimin e procedurës së hapur të ankandit për shitje automjetesh

(kamiona), të vlerësuar si të panevojshëm për institucionin për një

periudhë afatgjate, me të dhënat e mëposhtme:

· Benz UNIMOG Kamion, nr. i shasisë: 43511510093392,

viti i prodhimit: 1976.

· Liaz (Saurrel) MT-6 Kamion, nr. i shasisë:

TNI150261L2DA0084, Viti i prodhimit:1986.

· MAN Kamion, nr. i shasisë: 02519261926, viti i

prodhimit: 1975.

– Vlera e përgjithshme fillestare e ankandit 1 800 000

(njëmilionetetëqindmijë) lekë, i ndarë përkatësisht në lote:

Loti I: 600 000 lekë.

Loti II: 600 000 lekë.

Loti III: 600 000 lekë.

– Seti i dokumentave të ankandit do të jetë në dispozicion për çdo

ofertues, në faqen zyrtare të internetit të Shërbimit Informativ të

Shtetit, ndërsa mund të tërhiqet pranë SHISH çdo ditë nga ora 8:00

deri ne 11:00, brenda afatit të fundit të pranimit të ofertave.

– Njoftimi do të qëndrojë i publikuar për një periudhë 22 ditore

kohë gjatë së cilës çdo i interesuar mund të paraqesë me shkrim

ofertën.

– Ofertat do të dorëzohen vetëm dorazi ose me postë pranë

Shërbimit Informativ të Shtetit me adresë Rruga: Kongresi i

Manastirit, Tiranë dhe afati i fundit i pranimit do të jetë data

07.12.2015, ora 10:00.

– Hapja e ofertave do të bëhet më datë 07.12.2015, ora 10:00.

– Ofertat e paraqitura pas afatit të fundit të pranimit të sipërcituar,

do t’u kthehen të pahapura ofertuesve që i kanë paraqitur ato