• |
ide | kryesore

Çfarë kanë të përbashkët shqiptaret Dua Lipa dhe Rita Ora?

Arkiva, Paparazzi
image (73).jpeg



Ylli i showbiz-it, 25-vjeçarja Rita Ora dhe 19-vjeçarja që premton të bëhet po aq e famshme, Dua Lipa, kanë studiuar të dyja në të njëjtën shkollë, në Londër. Prindërit e të dy artisteve emigruan në Britaninë e Madhe në fillim të viteve ’90-të, për t’i shpëtuar represionit serb në Kosovë.

Pasioni për aktrimin dhe muzikën, bëri që Rita Ora fillimisht dhe më pas Dua Lipa, të frekuentojnë shkollën “Sylvia Young Theatre School”. Për 9 vite, Dua ndoqi leksionet e shkollës së arteve, nga bankat e së cilës, ka dalë gjithashtu Amy Winehouse.

E pyetur në një intervistë, nëse do t’i pëlqente t’i ngjante sado pak shqiptares së famshme Rita Ora, Dua Lipa tha se kjo do të ishte ëndërr!