• |
ide | kryesore

Revoltohet Klodiana Shala, akuzon 20-vjeçaret dhe burrat në moshë që mundësojnë jetën e tyre luksoze

Arkiva, Paparazzi
klodiana shalka.jpg



Ish-kampionia e atletikës nuk është rezervuar përballë 20-vjeçareve të cilat bëjnë jetë luksoze, duke u ekspozuar me veshje të shtrtenjta. E ftuar në Top Show, Klodiana Shala ka sulmuar ato që duket se janë në qendër të komenteve në mediat sociale, kohët e fundit.

“Me siguri ua ka blerë dikush në një moshë sa dyfishi i tyre çantat 3000 euro,” u shpreh Klodi në debat e sipër, ndërsa nuk i kurseu akuzat për meshkujt që mundësojnë këtë fenomen: “Në Shqipëri, shefi nuk punëson në zyrë një njeri të denjë për punën, por një sekretare seksi që ta ketë edhe për përdorime të tjera.” – tha ajo.

Në emision u diskutua për rivalitetin që ekziston mes brezit të 20 vs 30 vjeçarëve.