• |
ide | kryesore

Pasagjerja sherr me stjuardesën, avioni bën ulje të detyruar (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
kjg.jpg



Frikë në lartësi. Një fluturim i United Airlines që ishte nisur nga New York në Chicago bëri ulje të detyruar në Detroit për shkak të një sherri të fortë të një pasagjereje me një nga stjuardesat. Sherri u bë aq i fortë sa u përhap panik edhe të pasagjerët e tjerë. Është dashur ndërhyrja e pilotit dhe forcave të sigurisë që gjendja të qetësohej paksa. Shkak është bërë momenti i shpërndarjes së ushqimit. Stjuardesa i ka derdhur një gotë me lëng frutash dhe kaq ka mjaftuar që 22-vjeçarja  Breanna Farquharson të niste një sherr të madh. Në videon më poshtë duket momenti kur ajo është lidhur dhe po transportohet zvarrë nga rojet. Ka dyshime se ajo mund të vuajë nga ndonjë patologji./lapsi.al/