• |
ide | kryesore

Gazetarja sulmohet në transmetim direkt (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
kjhgddd.jpg



Ky është momenti tmerrues se si një reportere e njohur në Los Angeles bërtet me të madhe kur një burrë tenton ta sulmojë gjatë transmetimit direkt. Gazetarja e televizionit KTLA Mary Beth McDade ishte duke raportuar mbrëmjen e së hënës për gjendjen e fansave pas vdekjes tragjike të yllit të rrokut David Bowie në Walk of Fame. Video tregon se si një burrë i veshur me një xhaketë me kapuç gri afrohet prapa saj teksa i buzëqesh njerëzve rrotull. “Rick dhe Cher,  ai ishte i njohur për thyerjen e barrierave dhe…”, këto ishin fjalët e fundit të McDade para se kamera të tundet dhe të dëgjohen të bërtitura. Zëdhënësi i policisë së Los Angeles, Mike Lopez tha për Los Angeles Times se incidenti nuk u konsiderua si sulm dhe se askush nuk u dëmtua prej tij.