• |
ide | kryesore

Sinan Hoxha: Andrra është shtatzënë, por nepsin e kam unë

Arkiva, Paparazzi
sini-e1440755287990.jpg



Dasma e tij në muajin gusht 2015 me Andrra Destanin ishte një nga më të komentuarat të shtypit rozë, kjo për shkak të popullaritetit të madh të këngëtarit. E si çdo çift i ri meraku i fansave ishtë nëse Andrra dinte  të gatuante apo jo?
 
“Sigurisht që Andrra gatuan shumë mirë!” – shprehet Sinani. Duke qenë se ajo ka jetuar në Gjermani, pjesa më e madhe janë gatime gjermane, që unë ende s`ua kam mësuar emrin.” – shton duke qeshur ai.
 
“Gatimi, pas të cilit unë lëpij gishtat dhe Andrra e bën shumë mirë, është tava e kosit me mish qengji.”- vijon rrëfimin e tij për shije.al Sinani. Le t`i kthehemi regjimit ushqimor të këngëtarit dhe të zbulojmë se çfarë ha ai gjatë një ditë. 
 
Mëngjesi i tij konsumohet sapo hap sytë. Në menu ka një omëletë dhe një gotë qumësht me mjaltë dhe bukë të thekur. 
 
“Në drekë ha supë perimesh,  një biftek në skarë të shoqëruar me sallatë fshati dhe një tiramisu. Meqë jemi te ëmbëlsirat, kadaifin s`dua ta shoh me sy!” – thotë ai. Në darkë Sinani ha një fileto pule me pak oriz dhe fruta.  Me lëngjet e gazuara ai s`i ka punët mirë, nuk i do fare, madje as pijet alkoolike. Të tria vaktet i shoqëron me ujë ose me ndonjë gotë verë. Edhe pse Sinani e di shumë mirë që hekuri është shumë i rëndësishëm për metabolizmin e trupit të njeriut, kjo nuk e ka bindur aspak atë të konsumojë spinaqin apo çdo lloj gatimi, ku ky përbërës është pjesë e tij.
 
“Frutat që nuk preferoj janë portokalli dhe kivi. E di që sërish gaboj në shijet e mia, por kështu jam unë.” – shprehet ai.Tani që Andrra është shtatzënë ai thotë se ha më shumë e madje duket sikur nepsin e ka ai dhe jo Andrra.
 
Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e së cilës ende nuk dihet.  Ai renditet ndër këngëtarët më të kërkuar shqiptarë në Diasporë. /Revista Shije