• |
ide | kryesore

Çrregullimi seksual që pak meshkuj e pranojnë

Arkiva, Stil
1d057b57b47c9fbe9cb794dc2218837d_puhia.jpg



Mendohet se të gjithë meshkujt e arrijnë orgazmën sa herë që bëjnë seks, por për disa kjo gjë nuk është e mundur. Ata kanë ereksion dhe marrin kënaqësi nga marrëdhënia seksuale, por nuk janë në gjendje të arrijnë kulmin e kënaqësisë.

Ky problem quhet “ejakulacion i vonuar” dhe mendohet se prek rreth 8% të meshkujve, sipas Dr. Tobias Kohler, një ekspert që punon në Ilinois të SHBA-së.

“Meshkujt që e kanë këtë problem bëjnë seks për 20 minuta ose më shumë pa mbaruar punë, shpesh duke u dorëzuar kur janë të rraskapitur ose të turpëruar”, shpjegon doktori për “Daily Mail”.

“Nëse keni probleme për të arritur orgazmën ose ju duhet më shumë kohë se normalja për ta arritur atë, atëherë duhet të shqetësoheni dhe të vizitoheni te një mjek”, – shtoi Kohler.

Ejakulacioni i vonuar ndodh kur një burrë që normalisht arrin orgazmën për 3-4 minuta, nis t’i duhen 15 minuta. Mjekët ende nuk kanë arritur të kuptojnë se kush e shkakton këtë problem, por besojnë se ka të bëjë me probleme psikologjike, sëmundje të ndryshme apo konsumi i drogës./puhia/