• |
ide | kryesore

Çifti zbulon një gjë të rrallë te fotot e fëmijërisë

Arkiva, Stil
waw-2-650x358.jpg



Nick Wheeler dhe Aimee Maiden ishin duke i parë fotografitë e Nickut në shtëpinë e gjyshërve të tij vetëm pak javë para martesës.

Ata kishin mbetur të mahnitur me një fotografi të fëmijërisë së Nick-ut, ku ai ishte në plazh duke qeshur para kamerës.

Por, vetëm pak prapa tij, vetëm pak metra prapa tij, ishte gruaja e tij e tanishme duke luajtur me rërë!

Po pra, e fejuara e tij Aimee.

Ajo ishte vetëm një vajzë duke luajtur në plazh me familjen e saj, duke ndërtuar kështjella rëre, duke mos e ditur se dashuria e jetës së saj ishte duke luajtur vetëm pak metra para saj.

Ajo fotografi ishte bërë në vitin 1994 në Mousehole, Cornwall, Britani të madhe, ku ishte rritur Aimee.

Ajo dhe familja e saj kishin qenë vizitor të rregullt në plazh, kjo sepse jetonin afër, ndërsa Nick dhe prindërit e tij kishin jetuar 300 milje larg, në Kent, dhe atë ditë kishin qenë vetëm në një vizitë familjare në plazh.

Nëse dikush do të mendonte atëherë se ata dy persona do të martohen një ditë, të gjithë do ta quanin të çmendur, por dekada më vonë ndodhi me të vërtetë!

Ja çfarë do të thotë ‘të jetë e shkruar’. /lajmi.net/