• |
ide | kryesore

Kryetarja e FRESSH flet përçart

Arkiva, Syri i Lapsit
phnidi1n.jpg



Para se Edi Rama të shpërndante teserat për anëtarët e rinj të dielën, ka folur edhe Joleza Koka, kryetare e FRESSH. Duke kaluar nga dega në degë, ajo tha se kishte qenë në një festë me Blendi Klosin, kishte fjetur në një pallat me Saimir Tahirin dhe se në teatër ishte takuar me Erjon Veliajn. 

“Edhe unë do të kërkoj falje ndoshta që jam akoma me veshjen… mbrëmë në darkë që kishim një festë në këtë lokalin që po përmendja, kishim dhe Blendi Klosin, ministrin. Sot në mëngjes unë u zgjova te shpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me ça pashë ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët….Dhe madje një ditë tek Teatri Kombëtar ktheva kokën dhe gjej Kryetarin e Bashkisë (Erion Veliaj) që ishte ulur ngjitur me mua…”, tha Koka.

Kryetarja e FRESSH nuk e ka lënë me kaq. “Ishte një moment që ulet muzika dhe të gjithë të rinjtë njëzëri ja plasin dhe thonë ‘Të bëfsha gjeneratën’, po me ulërimë të madhe”. Pavarësisht se çfarë donte të thoshte Joleza, të gjithë e duartrokitën në fund.