• |
ide | kryesore

Shikoni reagimin e Ermal Metës kur Laura Pausini e uroi

Arkiva, Paparazzi
sanremo-giovani-2016-ermal-meta.jpg



Kantautori shqiptar Ermal Meta i cili po vazhdon suksesshëm rrugën drejt finales së Sanremo-s, është surpizuar vërtetë nga një urim publik në adresë të tij, postuar nga ikona e muzikës italiane, Laura Pausini. 35-vjeçari nga Fieri ka bashkëpunuar më herët me të tjerë artistë të njohur të skenës italiane, ndaj dhe kjo mbështetje duket se shkon në vazhdën e gjithë aktivitetit të tij artistik. Reagimin pasi mori mesazhin “Bravo”, postuar nga faqja 7 milionëshe e Laura Pausinit në facebook, Ermal Meta e tregon përmes kësaj foto:

 

Për ndryshe, shihni më poshtë videon e këngës “Odio le Favole”, e cila garon në kategorinë e të rinjve në edicionin e 66-të të Sanremo.