• |
ide | kryesore

Të gjitha fotot/ Erion Veliaj kërkon t’i ngjajë Obamës

I pakategorizuar
eri10.jpg



Shumë foto të kryebashkiakut të Tiranës kanë bërë xhiron e internetit dhe janë bërë objekt diskutimesh në emisione televizive. Përveç humorit, ato kanë ngritur edhe një çështje serioze për diskutim. Atë se sa të vërtetë janë politikanët shqiptarë, sa investojnë tek imazhi dhe se sa i kushtojnë rëndësi punëve për të cilat janë zgjedhur të bëjnë.
Erion Velia përbën rastin tipik të politikanit që në çdo lëvizje të tij mendon vendosjen e kamerave dhe aparatëve fotografikë. I frymëzuar fillimisht nga modeli Rama, politikani i ri i PS investoi shumë në imazh dhe ndoshta është kampioni i fotove publicitare, që nga dërgimi i një romi të sëmurë në spital e deri tek festat "surprizë" në shtëpinë e fëmijës. Veliaj për këtë qëllim nuk kursen asgjë dhe çdo dalje të tij përpiqet ta fokusojë në një qëllim, atë të imazhit të politikanit pranë njerëzve, të njeriut të thjeshtë që mendon për të varfërit, të ministrit apo kryebashkiakut që jeton me hallet e qytetarëve.
Por duke qenë se Veliaj nuk shkëlqen si aktor dhe fallsiteti i tij dallohet me kilometra larg, ai shpesh është vënë në vështirësi për të bindur opinionin publik se shfaqjet e tij janë të vërteta dhe jo të inskenuara. Mjaftoi dasma maratonë dhe justifikimet qesharake për shpenzimete tij, që gjithë fushata e Erionit si "njeriu i popullit" të rrëzohej brenda ditës.
Megjithatë Veliaj ka një vullnet të admirueshëm për të arritur qëllimin e tij. Duke qenë se modelit Rama i ka dalë boja me kohë, Erioni ka zgjedhur një tjetër shembull për ta kopjuar. Barak Obama duhet të ndihet krenar që në Shqipërinë e vogël, është një njeri që e ndjek atë me një besnikëri më të madhe edhe se sa gruaja e tij Mishel. Madje edhe kur e puth atë. Më poshtë disa foto që e dëshmojnë këtë besnikëri.