• |
ide | kryesore

Iva Tiço kapet keq me Albana Osmanin: Mjaft me propagandë, na lironi rrugët

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Albana Osmani dhe gazetarja Iva Tiço janë ngrënë dhëmbë për dhëmbë dhe moll sherri janë bërë rrugët e bllokuara sot në kryeqytet. Prezantuesja e Top Channel i është bashkuar aktivitetit për autizmin që u zhvillua nëpër rrugët kryesore të Tiranës, pjesëmarrje që e pasqyroi përmes një selfie me Veliajn në Instagram.
Kaq ka mjaftuar që Iva Tiço të hidhej në sulm dhe të vijonte me kritikat e saj thumbuese. Ajo sjell në fokus se Tirana është e bllokuar ndërsa i bën thirrje qe Veliaj të lirojë rrugët tani që “autizmi u shërua”.

Ja si u përplasën personazhet televizive mes njëra-tjetrës:

Iva Tiço:”Mirë, po lirojini çik rrugët që të nisë jeta normale e qytetit, tani që autizmi u shërua”.

Albana Osmani: “Une isha në Bulevard, dhe vrapova për motivin e sensibilizimit për gjithcka iu mungon këtyre njerëzve sot. Qofte një spital apo klinikë për trajtimin e autizmit. Nuk vrapoi njëri për të shëruar askënd se nuk jemi “Zoti”. Dhe kjo ironi është e pavend .. ! Jemi njerëz që mbi te gjitha qe kuptojmë nevojen e të tjerëve dhe brenda kësaj kornize, lamë çdo punë për të qenë aty për këtë kauzë për të cilën duhet më shumë ndihmë e zëra që thërrasin!! Vrapova madje bëra dhe selfie me Kryetarin e Bashkisë sepse e respektoj dhe e vlerësoj, dhe jo vetëm për iniciativën e sotme, por për shumë tjera në vazhdim, dhe sepse është Kryetari i Bashkisë tonë! Në momentin e fotos, ai ndaloi dhe po shpërndante ujë për këdo. Tani dihen paradokset në këtë vend e të tërë jemi të gatshëm të ulemi mbi tastierë e të bëjmë opozitën nga shtëpia, nga kafja apo nga poshtë pallatit duke ngrënë fara, por sot unë vendosa të jem mes njerëzve që ishin dhe prindër me fëmijë autike, të cilët më mirë se unë e ti, e dinë sa nevoja kanë të pa plotësuara. Them se gjërat duhet ti lemë të ecin nga A te ZH ! Lë te ecim me alfabetin dhe nëse gërmat i shkruajmë 4-5-20 gabim, do e mësojmë në fund! Dhe pse faktorin kohe së kemi ne favor. Sërish duhet pozitivitet, pune, kurajo, sepse Shqipëria nga ne ‘tanët’ do bëhet! Nga një tullë nga secili nga ne ! Nga të gjithë bashkë! Por askush nuk ka faj së u benë shume vite trazicion mbi shpatullat e shqiptarëve, dhe kanë parë kaq shumë teatër sa dhe atëherë kur duhet besuar, thonë “erdhi ujku, hëngri delen” dhe kur nuk ka ujk, vetëm luledele”.

Iva Tiço: Albana Osmani, këto bëhen në një vend normal, jo ne një qytet si Tirana, ku ky vrapi juaj, sensibilizues që nuk të çon askund, shkatërron jetën e gjithë qytetit që nuk ka as transport publik dhe për momentin ka 7 rrugë paralele të bllokuara per efekt punimesh. Këto nismat evropiane, kërkojnë një vend normal europian, jo një vend që jeton si në mesjetë. Është më mirë të bësh opozitë në tastierë, sesa të bëhesh pjesë e makinerisë së propagandës, majtas apo djathtas qoftë. Të uroj fundjavë të paqtë në qytetin e rrumpallës!”.

Albana Osmani: Secili me lupën e tij sheh dhe madje skanon cdo gjë sipas këndveshtrimit të vet. Gjë që personalisht në mënyrë qytetarë e respektoj! Por ky qytet me njerëz të mirë, që pashë dhe sot nga të gjithë moshat ne bulevard, nuk mund të “vizatohet “si rrumpalla e atyre që s’kishin ç`bënin dhe kishin qejf të madh të iu linin në trafik se donin me dal në televizor apo kishin bërë grimin bukur e donin, “sebep” per selfië. Gjithçka ishte paralajmëruar me moton e qartë, e aspak me ngjyrim politik. Se nuk duartrokiti njëri-njeriun vetëm në karrocat e nënave që i shtynin pamë më shumë buzëqeshje për mundësinë që sot po dëgjohej më shumë për çfarë i shqetëson. Dhe autoritetet që janë përgjegjëse sigurisht gjithçka e bëjnë me qellim. Sidomos kur bëhet fjalë për përmirësim e ndërgjegjësim, duke nisur nga të gjithë, nga ata të parët për të marrë iniciativën drejt ndryshimit të nevojitur. Por në jemi skeptike natyrale, se ka patur raste të përsëritura ku gjithçka është bërë për qëllime hipokrite. Unë mbetëm pozitive! Siç thashë, le të besojmë! Më duhet të sqaroj @realda.cobo, që ujin ndaloi, na e dha nga kutitë e asistentëve sepse pa që u lodhëm me vrap. As s’kishte pikë lidhje më të dukurit. Ketë ta dëshmoj unë siç do dëshmoja pa më të voglin hezitim dhe të kundërtën. Pra vlerësova këtë xhest njerëzor. Autizmi ka nevoja të mëdha në vendin tonë, pasi në baze të statistikave, 1 në 4 fëmije sot është i prekur. Të me ndjeni ju që sot ngelet në trafik, apo ju bezdisi kaosi kudo e ngado. Së pari që e tëra e paralajmëruar në media dhe rrugët ku do kalonit ishin të lira nëse ndiqnit udhëzimet. Por dihet qe jo gjithmonë mund të kënaqesh të gjithë, përderisa nuk je një “PIZZA”. Do të që më e udhës që i tërë ky debat të kishte sjellë produktivitetin që duhet, që datoi me ditën e sotme RUN 4 AUTISM të flitej konkretisht duke nisur nga nesër. Për cfarë vlejti, cfarë ndryshoi. Dhe jo “skepticizëm, ngjyrosje flamujsh, apo dhe prishje terezie, rrugës për tek kafja perballë. PASI AUTISMI NE SHQIPERI KA SHUMË NEVOJA!”.