• |
ide | kryesore

Rama në radhë në aeroportin e Vjenës/ Eshtë nisur drejt Barakut (foto)

Arkiva, Syri i Lapsit
c79c7473ggggggggggggggg-84d4-4aa5-ac1c-acf25b9ab708.jpg



Kryeministri Edi Rama nis sot një vizitë zyrtare në SHBA, gjatë së cilës do të ketë një takim edhe me presidentin amerikan Barak Obama. Fotot janë bërë në aeroportin e Vjenës. Kreu i qeverisë do ta nisë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara me një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë. Sipas axhendës së publikuar nga vetë Rama, takimi me përfaqësuesit e diasporës ka për qëllim edhe lançimin e projektit të samitit të parë mbarëkombëtar të diasporës shqiptare, që do të mbahet në Tiranë në nëntor të këtij viti.

Në 14 Prill, kryeministri Rama do të takohet me shefin e shtëpisë së bardhë Barak Obama si dhe me zv/ presidentin amerikan Xho Bajden. Ende nuk dihet se cilat do të jenë temat kryesore ku do të fokusohet takimi mes kryeministrit Rama dhe presidentit amerikan.