• |
ide | kryesore

Ëndrrat më të shpeshta dhe kuptimi i tyre

Arkiva, Stil
falling-in-dream-780x439.png



Shumë psikologë kanë hequr dorë në interpretimin e ëndrrave, mirëpo ekziston një i cili nuk ka hequr dorë.

Psikologu Ian Wallace ka interpretuar më shumë se 150,000 ëndrra përgjatë 30 viteve praktikë dhe përpiluar një listë me ëndrrat më të shpeshta që i shohim.

Gjetja e një dhome të papërdorur

Çfarë do të thotë: Dhomat në një shtëpi pasqyrojnë aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Prandaj, gjetja e një dhome të papërdorur tregon që jeni duke e zbuluar një talent për të cilin nuk keni qenë në dijeni më herët, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të bëni: Sa më shumë kohë që shpenzoni duke eksploruar talentet tuaja, aq më shumë do të rriten mundësitë për të hapur dyert në jetën tuaj reale.

Rënia

Çfarë do të thotë: Nëse e ndjeni vetën duke rënë në një ëndërr, atëherë kjo do të thotë se jeni përkushtuar shumë ndaj një situate të caktuar në jetën reale. Duhet të relaksoheni dhe të hiqni dorë nga ajo gjë.

Çfarë duhet të bëni: Në vend se të brengoseni rreth humbjes së kontrollit, ndonjëherë duhet të keni besim në vetvete dhe nga të tjerët, duke lejuar që çdo gjë të bie në vendin e vet.

Duke fluturuar

Çfarë do të thotë: Nëse e shihni vetën duke fluturuar në ëndërr, kjo do të thotë se e keni liruar vetën nga rrethanat të cilat kanë qenë duke ju mbajtur poshtë në jetën reale.

Çfarë duhet të bëni: Edhe pse mund të duket si ndjenjë e çlirimit, fatit apo koincidencës, kjo ëndërr zakonisht paraqet që veçse keni arritur të liroheni nga vendimet e ndryshme të cilat kanë qenë duke ju mbajtur poshtë, transmeton Telegrafi.

Të zhveshur në publik

Çfarë do të thotë: Ne i zgjedhim rrobat tona për të përfaqësuar një imazh të caktuar te njerëzit që na rrethojnë. Të shohësh vetën lakuriq në publik, do të thotë se keni një situatë në jetën reale që të bën të ndihesh i ekspozuar dhe i prekshëm.

Çfarë duhet të bëni: Edhe pse mund të duket si e turpshme, ndonjëherë thjesht duhet të hapeni para tjerëve që ata t’i shohin talentet tuaja.

Rënia e dhëmbëve

Çfarë do të thotë: Dhëmbët tuaj simbolizojnë sesa keni vetëbesim dhe sa të fuqishëm ndjeheni. Prandaj, rënia e dhëmbëve tregon që një situatë në jetën tuaj është duke ndikuar që vetëbesimi të ju ulet.

Çfarë duhet të bëni: Në vend se ta shihni këtë situatë si diçka për të cilën nuk keni fuqi, thjesht mendoni mirë faktet dhe shikojeni atë si një sfidë, transmeton Telegrafi.

Po të ndjek dikush

Çfarë do të thotë: Ka një problem në jetën tuaj reale që dëshiron të ballafaqohesh me të, mirëpo nuk e din se si.

Çfarë duhet të bëni: Ky problem zakonisht është mundësi e mirë për ju që të ndiqni një ambicie të caktuar personale. Edhe pse mund të duken si të frikshëm, “personat” që po të ndjekin në fakt janë duke të pruar vëmendjen për talentet e pazbuluara.