• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përplasen në semafor, përleshen shoferët te “21 dhjetori”

Arkiva, Syri i Lapsit
dsddddd.jpg



Ndonjëherë policët në semafor e bëjnë më të vështirë punën kur bëhet fjalë për një kryqëzim. Dy drejtues automjetesh janë zënë në mes të rrugës tek zona e njohur si “Vasil Shanto” për shkak të semaforit.

Një nga dëshmitarët që ndodhej në vendngjarje shprehet për “Jetaoshqef.al” se polici rrugor po drejtonte qarkullimin, ndërkohë që semafori ishte i kuq, ai lejoi një makinë të kalonte, ndërsa shoferi i një makine tjetër iu hap drita jeshile dhe niset. Në këtë moment, shoferi tjetër e pyet duke i thënë: “Ku vete”. “Ah ku vete unë”, i thotë tjetri dhe i bie me makinë nga pas. Kaq ka mjaftuar dhe është ndezur situata. Të dy shoferët dalin nga makina dhe kapen në mes të rrugës, polici ndërhyri për t’i ndarë, por ishte e vështirë.

Njëri prej shoferëve që kishte “Roverin” e zi largohet, ndërsa tjetri që kishte dhe të dashurën në makinë u ndalua nga policia dhe u shoqërua për tek Komisariati nr 3 nga njësia “Shqiponja”. Trafik dhe situatë kaotike është krijuar tek “Vasil Shanto” nga kjo përplasje mes dy shoferëve./JOQ