• |
ide | kryesore

Pyetje për Greg Ramën: Kush t’i dhuroi syzet Maybach, Shullazi apo Hakmarrja për Drejtësi?

I pakategorizuar
gregu.jpg



Nuk mund të kalojnë pa u vënë re një palë syze Maybach, me vlerë 60 mijë euro. Në fund të fundit, si mund t'i shijosh kur askush nuk e di që ke një palë të tilla? Dhe opozita ka reaguar menjëherë për një aksesor të rrallë, me të cilin u shfaq Greg Rama, djali i kryeministrit në një foto të bërë kohët e fundit.

Në një reagim për mediat, Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike kujtoi se Gregu eshte i papune dhe e ka detyrim ligjor të deklarojë dhuratat e shtrenjta. Pyetja e Belind Këlliçit është nëse ato syze janë blerë nga Emiljano Shullazi apo Hakmarrja për Drejtësi, dy emra të njohur të botës së krimit, që opozita i asocion shpesh me kryeministrin Edi Rama.   

DEKLARATA E PLOTË E BELIND KËLLIÇIT:

Media ka zbuluar se studenti më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, është i papuni Gregor Rama, djali i kryeministrit.

Zbulimi nuk ka qënë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të paguajnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë.

Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro.

Syze tipike të oligarkëve të lindjes, të qeveritarëve të korruptuar, të njohur botërisht për pasurinë e luksin që kanë vënë në kurriz të popullit.

Vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan, Obama.

Përveçse një çështje morale, që tregon harbutërinë e rilindjes, kontrastin e thellë mes Edi Ramës, njerëzve të tij, dhe popullit që nuk ka me se të ushqehet, ky është dhe një problem i mprehtë ligjor.

Djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe. Të tregojë burimin e parave. Eshtë i detyruar me ligj.

Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë;

Nga hakmarrja për drejtësi?

Nga Emiliano Shullazi?

Apo nga kompania kineze që po përgaditet të marrë koncesionin e TVSH, sëbashku me xhaxhain e tij Olsin?

Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje.