• |
ide | kryesore

Pse po gjykohet familja e Tanit të Topit?

Arkiva, Blog
DALINA_400x400.jpg



Nga Dalina Buzi*/ Lajmi se drejtuesja ekzekutive në fuqi e Top Channel, Vjollca Hoxha, humbi gjyqin ndaj dy aksionerëve të tjerë të këtij televizioni, të cilët kanë shumicën e aksioneve (60%), çuditërisht u prit mirë në rrjete sociale. Dhe nuk është çudi që të jenë të njëjtët njerëz që 4 muaj më parë përgëzuan të venë e Dritan Hoxhës, e cila fitoi gjyqin e parë për të marrë drejtimin e televizionit. 

Eksperienca e gjatë në komunikimin me rrjete sociale, na ka mësuar që të pjestojmë me 10-të (ose të mos i llogarisim fare), “të vërtetat” e komentuesve anonimë ose atyre që nuk kanë asnjë lidhje personale apo profesionale me protagonistët e një lajmi. Por gjithashtu, kemi mësuar që nëse veçmas komentet janë të pavlera, fryma totale (nëse do të merrnim një të mesme të përgjithshme të të gjithë qëndrimeve) shpreh një të vërtetë të perceptimit të njerëzve ndaj një individi apo fenomeni. Në rastin e lajmit të datës 10 Maj, kuptuam se shqiptarët aktivë në rrjete sociale, në përgjithësi kishin nisur të ushqenin një qëndrim armiqësor ndaj familjes Hoxha, ku shprehjet më të përdorura nëpër komente ishin: “Vajzat i bënë lekët e babait rrush e kumbulla” apo “Vjollca e shkatërroi televizionin”.

Fakti që humbja e gjyqit – që pritet të kalojë në apel – nga ana e Vjollca Hoxhës (aksionere me 40% së bashku me 4 fëmijët e saj), ishte një ndër lajmet më të klikuara në Anabel.al dhe në portale të tjera, tregon se njerëzit kanë një interes të madh ndaj zhvillimeve të këtij televizioni, ashtu siç kanë ndaj çdo lajmi të veçuar për dy prej vajzave më të përfolura të familjes, Lori dhe Sara. Fatkeqësisht, këto dy vitet e fundit, Top Channel e ka kaluar interesin nga ekrani në portale dhe ka fituar shikueshmëri më të lartë me telenovelën e jetës private dhe profesionale të familjes Hoxha që pasqyrohet në media të tjera, sesa me prodhimet që nxjerrin në ekranin e tyre.

Megjithatë, ky pasqyrim është i pashmangshëm, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një televizion kombëtar, por për një "household name"  që falë vizionit të themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha, u kthye në “bukën dhe ujin” e gjithë shqiptarëve me një fuqi ndikuese të jashtëzakonshme, që nga ndikimi në politikë e deri në gjëra të thjeshta në jetën e përditshme: kafja që pinim e që duhet të ishte Lori, veshjet që vishnim që ndikoheshin nga prezantuesë të Top Select-it, muzikën që pëlqenim që na e sillte Top Fest, miq “virtualë” që krijuam të cilët ishin banorë të shtëpisë së ‘Big Brother’, “kishë” ku faleshim për hallet tona që ishte “Fiks Fare” etj. Lidhja e ngushtë që krijuam me këtë televizion, i cili mbushi jetët e varfra të shqiptarëve dhe i dha një zë çdo kategorie, ishte një prej lidhjeve më të forta media private-publik që ka ekzistuar dhe besoj se do të ekzistojë ndonjëherë.

Ndaj nuk është e çuditshme që njerëzit të kenë një interes kaq të madh ndaj këtij televizioni e të revoltohen me zhvillimet e fundit, madje të marrin edhe rolin e trupit gjykues e të vënë gisht mbi fajtorët që sipas tyre kanë çuar në rënie të popullaritetit dhe ndikueshmërisë së këtij ekrani. Gjyqi që po i bëhet këto kohë këtij televizioni, është më i ashpër se çdo lloj gjyqi tjetër nga publiku drejt një mediaje, edhe pse kur sheh vërdallë, ka plot televizione, gazeta e media online që meritojnë kritika më të ashpra, duke nisur nga televizioni publik që vazhdon prodhon konflikte e lajme partiake me taksat tona e deri tek programe të veçuara të cilat promovojnë dhunën, vajzat gjysëm nudo – të cilat vetëm sa nuk e thonë me zë të lartë, që marrin lekë në shkëmbim të seksit- televizione e gazeta që vendosin gjoba ndaj bizneseve, apo portale që publikojnë çdo gjë, deri tek foto njerëzish në rrugë e fëmijësh të pafajshëm për ca klikime më shumë.

E vetmja gjë e bukur në këtë mes është fakti që publiku, ende ushqen dashuri për Top Channel dhe si rrjedhojë, dhimbsuri. Ndërsa e shëmtuara në të gjithë këtë histori është fakti, që gjyqin më të ashpër publik po e merr familja Hoxha, duke nisur nga matriarku e kësaj familjeje, Vjollca Hoxha.

Ajo çfarë njerëzit nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë, është fakti se e veja e Dritan Hoxhës ka ardhur në drejtim ekzekutiv rreth 5 muaj më parë ose në gjuhën televizive “gjysëm sezoni më parë”, ndërsa televizoni “Top Channel” ka nisur një rënie graduale të cilësisë së prodhimeve (gjithmonë duke i matur standartet me vetveten, meqënëse në këtë formë ka garuar) që pas ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës në 23 Maj 2008.

Aftësia e Tanit qëndronte në gjenialitetin e tij. Ai ishte 10 hapa përpara të tjerëve dhe çfarëdo që ai e shihte si sukses të ardhshëm, çdo njeri që kishte përreth e kuptonte vetëm kur produkti hidhej në treg dhe kishte marrë rezultatet sipas parashikimeve të Tanit. Por talenti autodidakt dhe vizioni ishin izoluar në trurin e tij dhe e vetmja mënyrë që ky vizion të përçohej tek masa, do të ishte nëse përreth Tanit të kishte njerëz të talentuar (siç ka pasur për shumë kohë) të cilët do ta kuptonin idenë e do ta përcillnin tek publiku ashtu siç duhej duke i shtuar dhe eksperiencën e talentin e tyre.

Fatkeqësia e Tanit, qëndron në faktin që ai kurrë nuk e mendonte (dhe s’kishte se si!) se do ta largohej nga jeta në moshën 38-vjeçare, në kulmin e energjisë, duke lënë pas një boshllëk të jashtëzakonshëm që ishte mungesa e trurit të tij. Pa atë vizion dhe gradualisht edhe pa mendje të tjera krijuese që nisën të largoheshin nga ky televizion që nga viti 2005, Top Channel ngeli me shumë ekzekutues dhe me shumë pak vizionarë. Edhe nëse këta të fundit, kishin fuqi për vepra të bukura (të cilat vijuan edhe pas vdekjes), sërish në rolin e rrogtarit, fuqia e tyre ishte e kufizuar dhe përballe një drejtimi nga ekzekutues të thjeshtë pa aftësi krijuese dhe pa një vizion të qartë në raport me kërkesat e tregut, “rrogtari krijues” i cili nga natyra ka nevojë për nxitje dhe liri, por edhe për shpërblim financiar, do të humbte frymëzimin, që do të ndikonte edhe në një “letargji” të televizionit që u përpoq për vite me rradhë nën moton “Ëndrra vazhdon” të vijonte me shënimet e mbajtura nga koha e Tanit.

Ne që falim çdo gjë e ri-besojmë deklarata nga politikanë hajdutë të cilët kanë vjedhur me miliona dollarë në tendera, e kemi të vështirë të mirëkuptojmë situatën në Top Channel -një situatë që është krejtësisht normale edhe në botë, pas humbjes së forcës më të madhe krijuese – dhe e paskemi shumë të lehtë të vëmë gisht mbi gratë e familjes Hoxha, duke i quajtur ato fajtore për gjendjen e televizionit.

Kjo ka të bëjë edhe me një farë mosbesimi që ushqejmë ndaj grave sipërmarrëse në këtë vend ende shumë seksist, ka të bëj edhe me një “urrejtje” të fshehtë që kemi ndaj të pasurve, ves i induktuar nga komunizmi, me një vetë-kënaqësi djallëzore që marrim kur shohim se njerëz, stilin e jetës të të cilëve ne zilepsim (Si garderoba e Lori Hoxhës dhe pushimet e saj në Maldive) vihen në vështirësi. Por nuk ka të bëj fare me të vërtetën, e cila qëndron në faktin, se Vjollca Hoxha, Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha janë familja dhe gjaku i themeluesit dhe të parët që e kanë dashur themeluesin më shumë se kushdo tjetër dhe të parët që duhet të kenë zë në trashëgiminë, që në fund të ditës, i përket familjes së tyre.

Nuk duam të kuptojmë as faktin që nuk është kjo familje “fajtore” për humbjen e magjisë së Top Channel, sepse po ta zgjasim pak memorjen tonë, magjia ka humbur kur drejtimi i tyre ende s’kishte hyrë në fuqi; nuk janë këta fajtorë as për largimin e të gjithë emrave të njohur të medias, sepse një pjesë janë larguar duke nisur nga koha e Tanit e më tutje; nuk janë fajtorë edhe për zgjedhjet redaksionale, sepse një pjesë e vendimeve janë marrë në grup, ku Vjollca nuk përbënte shumicën. Nuk janë as fajtorë për humbje të mundshme financiare, sepse një pjesë e investimeve janë nisur e janë mbyllur pa sukses gjatë këtyre viteve dhe jo gjatë 5 muajve të fundit. Vjollca dhe familja e saj gjithashtu nuk kanë asnjë faj për shpenzimin e parave dhe pushimet që vendosin të bëjnë në botë, sepse e para, si aksionerë, ata kanë të drejtë të përdorin si të duan fitimet e tyre, ashtu si çdonjeri prej nesh ka të drejtë të bëj ç’të dojë me rrogën e tij/e saj dhe askush nuk i kërkon llogari dhe së dyti, burimet e të ardhurave të kësaj familjeje (në rast se nuk na zë gjumi natën duke menduar se po harxhojnë buxhetin e televizionit), vijnë edhe nga biznese të tjera si Digitalb, Lori Café etj.

Vjollca Hoxha nuk ka asnjë faj që të kërkoj drejtimin e një televizioni që nuk do të ekzistonte, (ose të paktën jo me kaq bujë) nëse i shoqi, Dritan Hoxha nuk do ta kishte projektuar në trurin e tij dhe për më tepër, ajo nuk është fajtore të mendoj se mund ta bëj më mirë se paraardhësit, kur televizionin nuk e gjeti me kulme shikueshmërie, por me rënie.

A do ta bëjnë më mirë Vjollca, Lori, Sara televizionin se ç’ka qënë? Fillimisht, për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet që të largojmë nga mendjet tona Tanin si matës. Tani ishte i izoluar në llojin e vet dhe këto 9 vitet e fundit, kemi vërtetuar që ka qënë vërtet i pakonkurrueshëm përsa i përket mediave elektronike. Por Tani nuk jeton më. Matësi “Tani” duhet hequr përfundimisht nga mendjet tona.

Ri-pyesim: A do ta bëjnë më mirë Vjollca, Lori, Sara televizionin se ç’ka qënë këto vitet e fundit? Ndoshta. Nëse kanë mençurinë të  shohin gabimet e të shkuarës dhe të vlerësojnë sukseset e konkurrentëve në raport dhe me kërkesat gjithmonë e në ndryshim të tregut, edhe mund të ndodhë. Nëse do t’i qëndrojnë parimeve bazë të këtij televizioni kombëtar: Paanshmërinë, gjithpërfshirjen, qytetarinë dhe nivelin e lartë të përmbajtjes, edhe mund të godasin në shenjë.

Dy gjëra është e sigurt se do ta ndihmojnë këtë familje: E para, publiku ka ushqyer dashuri për Top Channel, ndryshe nga çdo media tjetër dhe kjo dashuri (edhe pse së fundmi shprehet në formë urrejtjeje apo mllefi) vazhdon. E dyta, familja Hoxha ka dashuri për këtë televizion ndoshta më shumë se kushdo tjetër, sepse të paktën, në venat e katër fëmijëve, buron gjaku i atij që “dha shpirtin” për krijimin e emrit më të famshëm në historinë e medias shqiptare. Këto dy dashuri, nëse do të vlerësohen siç duhet, janë hapi i parë pozitiv drejt ngjitjes. Por jo aq domethënës, në rast se nuk kombinohen me punën dhe me ato çfarë përmenda më sipër.

Ajo çfarë ne duhet të bëjmë, është të mos presim Top Channel-in e kohës së Tanit. Sepse as koha e Tanit nuk është më sot. 80% e shikuesve të rinj (publik shumë i fortë i TCH dikur) kanë braktisur ekranin e vogël dhe kanë kaluar në celularë e marrin çdo informacion nga interneti. Në kohën e Tanit, “Klani” merrte shënime nga Top Channel, por tashmë është Topi ai që duhet të shohë me kujdes fuqizimin e madh të konkurrentit më të ashpër, që mbështetet në një formulë fituese në shumë vende të botës: Prodhime të pavarura të cilat blejnë kohën e transmetimit në Klan. Në kohën e Tanit, VIP-at e rinj krijoheshin nga Top Channel, ndërsa sot, VIP-at edhe vetë-krijohen me foto të bukura në Instagram. Në kohën e Tanit, ishte një , një Fiks Fare, një “Portokalli”, ndërsa sot të gjitha këto formula janë duplikuar ose trefishuar dhe me sukses.

Sot aftësia e familjes Hoxha – nëse fiton plotësisht të drejtën e aksioneve – do të shihet në mënyrën se si do të arrijë që t’a përshtasë televizionin me kërkesat e një tregu modern dhe tejet të informuar nga interneti dhe jo të vijojë një vizion të vjetër zhvillimi që për hir të së vërtetës, ngeci prapa si shkak i një fatkeqësie të madhe.

Unë nuk dua të luaj as rolin e avokatit (sepse nuk jam) dhe as të gjykatësit (sepse ligjet të tjerë i dinë më mirë se unë), por besoj fort, se përderisa “burra më të mirë” nuk arritën ta vazhdojnë ëndrrën e Tanit, ashtu siç e kënduan me entuziazëm çdo fundvit, le t’i japim një shans trashëgimtarëve të themeluesit, të provojnë se ç’mund të bëjnë. Jemi të famshëm si popull se u kemi dhënë e ri-dhënë shanse atyre që e trajtuan Shqipërinë si të ishte prona e tyre, ndaj është qesharake të persekutojmë një familje që në fund të fundit, kërkon vetëm të kontrollojë dhe të përmirësojë pronën e gjakut të saj.

*Autorja është drejtore e Anabel.al dhe per nje kohe te gjate gazetare ne Top Channelin e periudhes se Dritan Hoxhës

 

 

 



8 Comments

  1. Vizion i madh te shfrytezosh

    Vizion i madh te shfrytezosh mallin e emigranteve per vendin e tyre duke u shitur paketa TV me çmime te kripura.Dite edhe me te erreta do te vijne.

  2. Shkrim i gjate me perseritje
    Shkrim i gjate me perseritje e rrumbullakosje te panevojshme .

    * Eshte e vertete qe pasardhesit e Tanit e sollen televizionin ne kete situate qe eshte sot, per shkak se ata nuk kishin pasurine e Tanit – i cili e krijoi tv per pasion. Tjeter kund investonte per fitim. Pra pasardhesit shfrytezuan kete periudhe per tu pasuruar vete. E natyrshme qe nuk mund te ruheshin dhe cilesia dhe pasioni dhe fitimi. Televizioni uli shpenzimet , u izolua, u kufizua ne blerje programesh te gatshme , mungoi kreativiteti, mungoi permbajtja, u promovuan vetem ata qe kishin hyre kalamaj ne top dhe qe mund te mbaheshin lehte nen kontroll dhe qe sidomos kishin kosto te ulet me pagesa te paperfillshme per buxhetin e topit. Investimi ne studiot e reja – me shpresen se Rilindja do t’i shperblente ne te gjitha format, rrenuan financat e Topit dhe ngriten dyshimet per abuzime.
    * Tan Hoxha , sic ndodh rendom me ata qe vdesin, idealizohet ne menyre naive dhe patetike . Tani kishte nje pasion: Te bente televizionin me teknologjine me te avancuar ne vend. Kete e realizonte lehte me parate qe kishte dhe me shtysen e pasionit. Kishte dhe shembullin e mediasetit dhe te lodhte me manine e kopjimit te programeve te tyre. Fiksi – kopje e turpshme e Strishes. Programi i Dudushit – Kostanco show. Portokallia ishte kopje e deshiruar nga Tani e prog italian “Cream Caramel ” etj. Ai televizion u mbajt fort me teknolgjine. Figura e paster dhe siglat atraktive mbanin pas vetes shikuesin duke fshehur cilesine me se shumti mesatare e mediokre te programacionit. Tani ishte i pakulturuar, me probleme primitive ne komunikim dhe pa asnje te dhene per te ndertuar nje media me permbajtje dhe profesionale. Por me intuite te mire biznesi qe e tregoi me DigitAlb dhe i pakursyer ne investim, arriti te distancohej nga te tjeret qe ishin pak, megjithate

    * sa per situaten ku ndodhet Topi sot, per vendimin e Vjollca Hoxhes per te vene ne krye te bijat dhe Ledionin – nuk di nga
    t’ia nisesh me pare.
    1. Vjollca ka te drejte morale (nuk e di nese ka dhe te drejte ligjore) te kerkoje aksionet e te shoqit. Por Vjollca Hoxha qe ka 10 vjet qe pret per kete dite duhej te ishte e te kishte pergatitur cdo hap . Ne fakt, cfare beri ? Mori me shpejtesi drejtimin e TV dhe qe diten e dyte, u be i dallueshem per ata qe ishin brenda , degradimi pa kthim. Nuk prezantoi nje strategji te pjekur
    , te miremenduar, te keshilluar me profesioniste te medias dhe eksperte biznesi e marketingu. Nuk doli me nje deklarate per shtyp per publikun e TV Kombetar me te madh ne vend , ku te prezantonte qendrimin e saj dhe projektin e ri apo te perkohshem te drejtimit te Topit. 2. Nuk beri nje mbledhje serioze te te gjithe stafit, apo te grupimeve te ndryshme brenda stafit, per tju kerkuar opinion dhe mendim per cfare nuk shkonte e cfare duhej bere per me tej. 3. Ju dha fuqi te menjehershme te bijave dhe dhendrit qe te ushtronin pushtet (po aq dhe boshllek) neper korridore, zyra, blogje e media. Ato mund te jene te bijat e pronarit, por pergjegjesia e nje tv kombetar kerkon tjeter kendveshtrim. Te bijat mund te perfshiheshin ne projekte te tyre aty brenda per te kenaqur egon e tyre duke i qendruar larg te dhenit mend per TV . Nuk gjendet asnje tv kombetar e i rendesishem sot ne bote qe drejtohet nga kalamaj pronaresh, qe nuk e justifikojne profesionalisht kete. Dhe nuk ka tv serioz ne bote qe nuk drejtohet e mbahet me profesioniste.
    * Publiku e ndjehu renien e dukshme te Topit gjate viteve te fundit dhe prandaj mbeshteti nderrmin e stafit menaxherial , pra Vjollcen, por publiku ka patur boll kohe te ndjeje fundin e Top Channelit nen drejtimin e Vjollces , prandaj dhe reagon ashtu i reagon tani.

  3. Shkrim i gjate me perseritje
    Shkrim i gjate me perseritje e rrumbullakosje te panevojshme .

    * Eshte e vertete qe pasardhesit e Tanit e sollen televizionin ne kete situate qe eshte sot, per shkak se ata nuk kishin pasurine e Tanit – i cili e krijoi tv per pasion. Tjeter kund investonte per fitim. Pra pasardhesit shfrytezuan kete periudhe per tu pasuruar vete. E natyrshme qe nuk mund te ruheshin dhe cilesia dhe pasioni dhe fitimi. Televizioni uli shpenzimet , u izolua, u kufizua ne blerje programesh te gatshme , mungoi kreativiteti, mungoi permbajtja, u promovuan vetem ata qe kishin hyre kalamaj ne top dhe qe mund te mbaheshin lehte nen kontroll dhe qe sidomos kishin kosto te ulet me pagesa te paperfillshme per buxhetin e topit. Investimi ne studiot e reja – me shpresen se Rilindja do t’i shperblente ne te gjitha format, rrenuan financat e Topit dhe ngriten dyshimet per abuzime.
    * Tan Hoxha , sic ndodh rendom me ata qe vdesin, idealizohet ne menyre naive dhe patetike . Tani kishte nje pasion: Te bente televizionin me teknologjine me te avancuar ne vend. Kete e realizonte lehte me parate qe kishte dhe me shtysen e pasionit per fame. Kishte dhe shembullin e mediasetit dhe te lodhte me manine e kopjimit te programeve te tyre. Fiksi – kopje e turpshme e Strishes. Programi i Dudushit – Kostanco show. Portokallia ishte kopje e deshiruar nga Tani e prog italian “Cream Caramel ” etj. Ai televizion u mbajt fort me teknologjine. Figura e paster dhe siglat atraktive mbanin pas vetes shikuesin duke fshehur cilesine mesatare e mediokre te programacionit. Tani ishte i pakulturuar, me probleme primitive ne komunikim dhe pa asnje te dhene per te ndertuar nje media me permbajtje dhe profesionale. Por me intuite te mire biznesi qe e tregoi me DigitAlb dhe i pakursyer ne investim, arriti te distancohej nga te tjeret qe ishin pak, megjithate

    * sa per situaten ku ndodhet Topi sot, per vendimin e Vjollca Hoxhes per te vene ne krye te bijat dhe Ledionin – nuk di nga
    t’ia nisesh me pare.
    1. Vjollca ka te drejte morale (nuk e di nese e ka dhe ligjore) te kerkoje aksionet e te shoqit. Por Vjollca Hoxha qe ka 10 vjet qe pret per kete dite duhej te ishte e te kishte pergatitur cdo hap . Ne fakt, cfare beri ? Mori me shpejtesi drejtimin e TV dhe qe diten e dyte, u be i dallueshem per ata qe ishin brenda , degradimi pa kthim. Nuk prezantoi nje strategji te pjekur
    , te miremenduar, te keshilluar me profesioniste te medias dhe eksperte biznesi e marketingu. Nuk doli me nje deklarate per shtyp per publikun e TV Kombetar me te madh ne vend , ku te prezantonte qendrimin e saj dhe projektin e ri apo te perkohshem te drejtimit te Topit. 2. Nuk beri nje mbledhje serioze te te gjithe stafit, apo te grupimeve te ndryshme brenda stafit, per tju kerkuar opinion dhe mendim per cfare nuk shkonte e cfare duhej bere per me tej. 3. Ju dha fuqi te menjehershme te bijave dhe dhendrit qe te ushtronin pushtet (po aq dhe boshllek) neper korridore, zyra, blogje e media. Ato mund te jene te bijat e pronarit, por pergjegjesia e nje tv kombetar kerkon tjeter kendveshtrim. Te bijat mund te perfshiheshin ne projekte te tyre aty brenda per te kenaqur egon e tyre duke i qendruar larg te dhenit mend per TV . Nuk gjendet asnje tv kombetar e i rendesishem sot ne bote qe drejtohet nga kalamaj pronaresh, qe nuk e justifikojne profesionalisht kete. Dhe nuk ka tv serioz ne bote qe nuk drejtohet e mbahet me profesioniste.
    * Publiku e ndjeu rrenien e dukshme te Topit gjate viteve te fundit dhe prandaj mbeshteti nderrmin e stafit menaxherial , pra Vjollcen, por publiku ka patur boll kohe te ndjeje fundin e Top Channelit nen drejtimin e Vjollces , prandaj dhe reagon ashtu si po reagon tani.

  4. Artikull mjaft interesant i

    Artikull mjaft interesant i Dalines. Perderisa Top Channel eshte biznes i familjes Hoxha i takon atyre te bejne cte duan me "pronen" e tyre. Top Channel nuk eshte prone publike dhe as prone e gjithe shqiptareve sic propagandohet. E thene thjesht, Top Channel eshte nje fabrike me shume punesuar e cila per arsye te cilesise se prodhimit ka terhequr shume kliente. Si mund te dalin sot punetoret (e aq me teper klientet) e te thone se fabrika u takon atyre?! Ne (klientet) kemi te drejte qe nepermjet telekomandes te perzgjedhim ate qe duam te shohim. Emri ska rendesi, e rendesishme eshte cfare serviret. Dhe e fundit, lerini o njerez rehat te tjeret merruni me "buken" tuaj se ato sju japin hicgje.

  5. Sipas meje, kjo

    Sipas meje, kjo mosmarrëveshje gjyqësore është një konflikt tepër i spikatur në botën e biznesit. Bota e kapitalit dhe bota e familjes po ndeshen në mënyrën më spektakolare, që mund të ekzistojë. Vendimmarrja gjyqësore shqiptare, do të krijojë një precedent për trajtimin e kësi rastesh edhe në të ardhmen. Sipas meje, çështja që shtrohet këtu është: kujt t’i japim përparësi? Kapitalit, apo familjes? Shpesh dëgjoj për cilësimin e ‘Top-Channel’ si një familje e madhe. Kjo nuk përkon me realitetin. Këtu shtrohen dy alternativa, që sipas meje, janë jo në përputhje me realitetin: Alternativat, që do të shtroheshin këtu janë si më poshtë:

    Biznesi (sipërmarrja) është familje, apo jo?

    Biznesi (sipërmarrja) është i familjes, apo jo?

    Biznesi (sipërmarrja) është për familjen, apo jo?

    Sipas meje, në rastin konkret, është fare e qartë, që ky biznes (sipërmarrje) nuk është një familje. Jo. Asnjëherë, nuk ka qenë, dhe asnjëherë nuk do të jetë. Biznesi është shoqëri. Shoqëri KAPITALI. Cili është dallimi ndërmjet shoqërisë dhe familjes? Shoqëria është e hapur, familja është e mbyllur! Shoqëria kërkon të përthithë të tjerë brenda saj, familja jo! Familja shtohet, shoqëria pasurohet. Një anëtar i ri i familjes, nënkupton barrë më të madhe për buxhetin e saj. Një anëtar i ri i shoqërisë nënkupton një shkarkim (lehtësim) të buxhetit të saj. Familja nënkupton kohë jo-produktive (jo të matshme në para), shoqëria nënkupton kohë produktive (të matshme në para). Familja nuk ka në bazë të saj kapitalin. Shoqëria ka dhe do të ketë kurdoherë në bazë të saj KAPITALIN! Një aksionar do të shpenzojë nga familja për hir të shoqërisë. Ai do të qëndrojë orar pa orar në shoqëri, jo në familje. Ai do të flasë vetëm për shoqërinë, jo për familjen. Partnerët në shoqëri janë partnerë në interesa, jo partnerë në sakrifica. Shoqëria kur rritet zgjerohet. Familja kur rritet ngushtohet. Kështu, pra, ky dallim është esencial. Një biznes nuk mund të jetë kurrë një familje.
    A është biznesi i familjes?
    Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje, prapë duhet të jetë mohuese. Pavarësisht lidhjeve personale, ndërfamiljare që mund të ekzistojnë ndërmjet themeluesve, apo aksionarëve, ortakëve të mëvonshëm, biznesi nuk është i familjes! Biznesi është i shoqërisë së gjerë. Këtë pikë, mesa duket, se edhe shkruesja e ka kapur bukur. Ai i takon shoqërisë së gjerë. Ai jep një produkt për shoqërinë e gjerë, jo për familjen. Ai merr e jep me shoqërinë e gjerë (publikun), por jo me familjen. Ndaj, nuk është I FAMILJES! Ai nuk mund të jetë i familjes edhe për arsyen e thjeshtë. Jo të gjithë anëtarët e familjes mund të kontribuojnë në masë të njëjtë, në të, ashtu sic kontribuojnë ortakët, apo aksionarët e tjerë.

    Por, a është biznesi për familjen? Kjo duhet të jetë pyetja themelore. Sipas meje, nisur nga konsideratat e mësipërme, nisur nga natyra grabitqare, e shfrenuar e kapitalit për të qëndruar në treg, për të qenë i vetë-mjaftueshëm, ai duhet të kufizohet nga disa sinorë. Sinori i vetëm është: Kapitali duhet t’i shërbejë familjes! Nëse ai nuk është familje, nëse nuk është i familjes, ai duhet t’i shërbejë asaj. Këtij grabitqari i duhet vënë një fre. Freri i vetëm është familja. Që do të thotë: kur themelohet, kur zgjerohet, kur pasurohet, freri i tij i vetëm është familja. Kjo shoqëri duhet të kthejë mbrapsht në familje, atë që i ka marrë. Sipas meje, ky gjyq duhet të fitohet nga Vjollca Hoxha! Për t’i dhënë një mësim botës së kapitalit. Ajo që merret duhet kthyer! I ke marrë familjes, kohë joproduktive, do t’ia kthesh këtë në para! Aksionarët e tjerë, duhet të qetësohen! Asnjëherë, as ata vetë, moralisht, nuk mund të ngrenë pretendime, që familja nuk duhet të marrë mbprasht atë që i takon. I takon kësaj familje, koha e të ndjerit. I takon kësaj familje lodhja e të ndjerit. I takojne kësaj familjeje sakrificat që ka bërë për të ndjerin! 

  6. Dritan Hoxha ka qenë nismëtar

    Dritan Hoxha ka qenë nismëtar dhe aktivist në shoqërinë “Top-Channel”. Për të përdorur terminologjinë ligjore, ai ka qenë “themelues” dhe “drejtues” (administrator) i kësaj shoqërie. Por, ajo që duhet ndjekur në arsyetimin ligjor të kësaj çështjeje është: procesi i themelimit përkundër personit të administratorit. Gjatë procesit të themelimit, spikasin cilësitë e shoqërisë (ajo konceptohet në këtë proces), ndërsa gjatë procesit të drejtimit spikasin cilësitë e administratorit. Pra, në vetvete, gjurmimi i procesit të themelimit, nuk të sjell tek ndonjë tipar i veçantë, apo i spikatur i themeluesit. Kështu, pra, në procesin e themelimit, mund të shquajmë tiparet karakteristike të shoqërisë, e jo të personave që janë anëtarë të saj. Në këtë proces (themelimi) rëndësi të dorës së parë, merr origjina e kapitalit themeltar, çfarë pjese kanë mbuluar në këtë kapital aksionarët themelues të shoqërisë (kjo ka rëndësi kyçe) dhe disa çështje që lidhen me fizionominë e shoqërisë, si: selia, lloji i veprimtarisë, kohëzgjatja e veprimtarisë, etj. Por, e gjithë vëmendja gjatë procesit të themelimit përqendrohet në dy çështje:

    a.       origjina e kapitalit të grumbulluar nga aksionarët dhe të nënshkruar në favor të shoqërisë

    b.      kush e zotëron pjesën më të madhe të kapitalit themeltar, rrjedhimisht të aksioneve.

    Nëse do të përdornim analogjinë e trupit dhe gjymtyrëve, një person juridik që themelohet, merr gjatë procesit të themelimit, tiparet e një trupi që lëviz në sferën juridike. Ky trup do të ketë aq gjymtyrë, sa janë pjesët, në të cilat është ndarë kapitali themeltar. Gjatë procesit të themelimit pra, duhet të dimë KRYESISHT, se çfarë mase do të ketë ky trup, ose ndryshe, vlerën e kapitalit themeltar, sa gjymtyrë do të ketë ai, ose ndryshe, në sa pjesë është ndarë kapitalit themeltar, cilat janë këto gjymtyrë, ose ndryshe, cilët janë ortakët dhe aksionarët, që kanë nënshkruar kontribute në këtë kapital, çfarë peshe do të ndjejë secila prej këtyre gjymtyrëve, ose ndryshe, sa pjesë të këtij kapitali themeltar i takon çdonjërit prej themeluesve. Por, që ky trup të marrë jetë, ai duhet të regjistrohet diku, e për më tepër, mund të nisë lëvizjen e koordinuar vetëm, kur kontributet e nënshkruara të jenë shlyer plotësisht. Pra, në procesin e themelimit, duhet të kuptojmë: kush është zotuar të mbartë kontribute në shoqëri? Sa kontribut është zotuar të mbartë çdonjëri prej tyre? Kur do ta realizojë mbartjen e plotë të kontributit? Ai që ka mbartur kontributin e vet në një kompani, ai ka marrë përsipër peshën e një pjese të kësaj kompanie, të njëjtë me pjesën, që kontributi i vet ka në kapitalin e përgjithshëm të kompanisë. Mbartja e kontributit është kusht sine qua non i shndërrimit të themeluesit në një gjymtyrë efektive të shoqërisë. Që nga ky çast, ai do të mund të konsiderohet se ka të drejta. Nëse kontributi nuk është mbartur, ose është mbartur vetëm në një pjesë, ai do të përgjigjet personalisht, për dëmet, që shoqëria u shkakton të tretëve, për shkak të lëvizjeve të pakoordinuara të saj. Të drejtat e ortakëve duhet të konsiderohen të pezulluara, deri në çastin e mbartjes së plotë të kontributeve në shoqëri. Pra, procesi i themelimit duhet të shërbejë për të njohur masën e trupit të shoqërisë, sa gjymtyrë ka ajo, cilat janë këto gjymtyrë dhe çfarë peshe të këtij trupi do të ndjejnë ato. Aktet e themelimit i shërbejnë pra, evidentimit të karakteristikave kryesore të këtij personi të ri që krijohet. Fizionomia e tij plotësohet më tej me qëllimin që i ka vendosur vetes, me selinë ku do të banojë dhe me të dhëna të tjera, që plotësojnë karakteristikat kryesore. E kështu, pra, konceptimi i shoqërisë është proces qendror për të kuptuar karakteristikat e saj bazë dhe jo karakteristikat e personave pjesëmarrës në të. Themelimi është në kontrast të hapur me drejtimin. Nismëtari qëndron në hije, kurse aktivisti qëndron në dritë. Është interesante, që aktivisti duhet të njihet për karakteristikat e tij personale, krejt ndryshe nga ortaku, apo aksionari, për të cilin mjafton të dimë, nëse është shndërruar në gjymtyrë efektive të shoqërisë, apo jo. Pra, pavarësisht se administratori mund të jetë një person tepër energjik, nuk është energjia e tij që vë në lëvizje shoqërinë. Ashtu, siç e kemi trajtuar, është energjia e gjymtyrëve që vë në  lëvizje shoqërinë.

    Por, cili është administratori? Përse duhet të kemi dikë si administratori? A nuk mundet shoqëria të funksionojë vetëm mbi bazën e një marrëveshjeje mes ortakësh/aksionarësh (e rastit, madje, jo kaq të formalizuar, sa e kërkon ligji). Administratori është sipas ligjit, dikush, që përfaqëson shoqërinë në marrëdhënie me të tretët. Do të mund të pohonim, në vijim të shprehjeve të figurshme, që administratori është fytyra e shoqërisë. Kjo fytyrë, është e huazuar ndër të tjera, ajo është madje e paguar. Kur është një person i ndryshëm nga ortakët, administratori, pavarësisht personalitetit të tij, pavarësisht vizionit të tij, pavarësisht rendimentit të tij në punë, pavarësisht marrëveshjeve të frytshme, që lidh me të tretë, në favor të shoqërisë, mbetet një person, që përfaqëson fytyrën e shoqërisë, që kjo e ka marrë me qira. Kjo do të thoshte, që administratori duhet të ketë cilësi të spikatura. Themeluesit nuk është e thënë të spikasin si persona, ata duhet të spikasin si kontribute, kurse administratorët duhet të spikasin si persona. Nëse ortaku dhe administratori janë një person i vetëm, kjo do të thotë, që trupi i ri i krijuar ka një gjymtyrë dhe një fytyrë të vetme.

    Por, nuk duhet harruar, që vendimet sidoqoftë janë në emër të shoqërisë. Të kësaj krijese juridike. Sado që këto vendime merren nga ortakët, apo nga administratori, ato janë dhe duhet të jenë vendime të shoqërisë. Ortakët, apo aksionarët, apo më tej, administratorët, mund të paditen nga shoqëria për veprime që bien ndesh me interesat e kësaj të fundit. Duket e çuditshme, por kështu ndodh. Marrëdhëniet janë të tilla, që të sigurohet baraspesha në veprimet e këtij artifici ligjor (shoqëria tregtare është krijesë artificiale e ligjit – këtë e mësojnë të gjithë studentët e drejtësisë). Kjo krijesë artificiale ka të drejtat dhe detyrimet e veta. Trupi i saj është kapitali themeltar, gjymtyrët e saj janë ortakët/aksionarët, fuqia e gjymtyrëve përcaktohet nga pjesa që kanë paguar ortakët/aksionarët në kapitalin themeltar, fytyra është administratori. Me lindjen e saj, lind një rrjetë e tërë detyrimesh të gjithanshme. Ajo duhet të lëvizë me peshën e saj, në mënyrë të koordinuar dhe të përfaqësohet me fytyrën e saj më të ndershme. Ortakët, në vendimmarrjen e tyre nuk mund të cënojnë interesat e krijesës së re, as interesat e të tjerëve, jashtë saj

  7. re

    Anonymous o plehre blogjesh, maniak depresiv. Kudo ku lundron në internet do shohësh nickun tënd anonim me pseudoanaliza. O grekofil i dhjerë, komunist i përdalë, mjaft që na u shpife në peshku pa ujë, s'kemi nge të të 'dëgjojmë' dhe tek lapsi, sikterisu në ndonjë ishull gjarpërinjsh andej nga Egjeu, vrromë..