• |
ide | kryesore

Protesta e Velisë, fundi i shtetit ligjor

Arkiva, Blog
artan-fuga.jpg



Nga Artan Fuga /  

Çfarë?!

Presion populist nga rruga një trupe gjykuese, nëpërmjet një mase të udhëhequr nga kreu i pushtetit lokal në Tiranë ?

Ky është vërtet fundi i edukatës të shtetit ligjor në këtë vend.

Po merr avokat ore i uruar! Po hidhe në instancë tjetër kundërshtimin e vendimit!
Po ankohu te Ministri i Drejtësisë! Te Presidenti i Republikës!

Por pushteti nuk mund të organizojë protesta!

Edhe pushtetar edhe protestues! Një shkëmbim vendesh që dëshmon për krizë të identitetit institucional. Kush jam? Pushtetari apo protestuesi ? Po sikur të jem të dyja njëkohësisht !!!

Duhet vendosur te ligji për pushtetin lokal : Organizon protesta popullore në rrugë dhe mitingje kundër vendimeve të gjykatave, cakton gjykatësit me vullnet popullor, përcakton rradhën e seancave të gjykime !

Vendimet e gabuara në qofshin të një gjykate kundërshtohen vetëm në rrugë ligjore, në instancat përkatëse. Cdo reagim tjetër është jo vetëm i dëmshëm, por edhe pa asnjë kuptim.

Minatori, pensionisti, puntori???

Po për vendimet e gabuara të gjykatave kundër tyre kush ka protestuar!!!

Ky shtet po zhytet në kaos!!!

Kjo është reforma në drejtësi? Të zëvendësojmë gjykatat me lëvizje populiste në rrugë?

Mos erdhi përsëri koha e kontrollit puntor !!!

Mos erdhi koha që turmat në rrugë të bëjnë vetëgjyqësI!!!

Ky pallat lejohet, ky pallat nuk lejohet!

Vija e masave e zbatuar nga pushtetarët…

Turmat në rrugë kundër gjykatave, drejtuar nga një pushtet lokal që kur masa qytetare protestojnë kundër tij, ta zemë për betonizimin e parkut, fut policët t’i rrahin e përzënë me përdhunë.

Keto janë tensione pushtetetesh që rivalizojnë me njeri tjetrin duke përdorur qytetarët si mish për top.

E para protestë në botë që organizohet nga një bashki.

Nesër prit kur ta zemë bashkia e Durrësit të ngrejë popullin në revoltë kundër drejtorisë të Portit, prit kur ministrat të organizojnë revolta qytetare kundër Drejtorit të Bankës Kombëtare, prit kur Drejtoria e Monumenteve të Kulturës të organizojë protesta qytetare kundër Këshillit të Rregullimit të territorit.

O Zot në çfarë vendi jetojmë!!!

E frikshme kur pushtetet përplasen në rrugë me njeri tjetrin!!!

Mekanizmi rregullator i institucioneve nuk ekziston

 



9 Comments

  1. Protestues…

    mos u cuditni… Kthim ne identeitet i erjonkes… po chare mund te presesh tjeter nga ai njeri … karriera e tij ka nisur dhe ka mbaruar si protestues dhe ai vetem kete di te beje…

    mjere tirona ne dor te kujt ka ra..

  2. Ky monster qe sot per fatin e

    Ky monster qe sot per fatin e keq eshte ne krye te Bashkise Tirane eshte shembelltura e njeriut Hibrid ” Pa din dhe iman ” njeri pa arsim thjesht nje mashtrues qe per shok ka vetem vehten, bastard dhe bythlepires ndaj kryetarit, zvrarranik dhe genjeshtar qe hisoria e njerzimit nuk duhet te kete pare ne kete vend,thjesht nese ky lihet ne intrigen e vete do ta thure ate ne menyren e tille qe edhe Merimanga do tja kishte ziline. Nga bythqiret veç te zeza prisni ose me mire ti vrisni( ne kuprimin politik te fjales pra ti largoni).
     
  3. Profesori yne eshte i madh
    Profesori yne eshte i madh sepse tregon me fjale te thjeshta e fjali te shkurtra ate qe disa e paraqesin si te koklavitur apo te mjegullt.

  4. Po ky nuk e njeh shtetin,

    Po ky nuk e njeh shtetin, pasi mendon qe do sundoj si Rama (te pakten dhe 20 vjet). Nje njeri qe punen e pare ne shtet e ka ne postin e Ministrit nuk e respekton dot shtetin. Ai thote beni si them une, pavaresisht ligjit. Gjithashtu eshte bere kopje e keqe e Rames. Ne cdo veprim perpiqet te kopjoje dhe t'i pelqeje shefit.

  5. Bravo Artan! Si ke lene gje

    Bravo Artan! Si ke lene gje Lelemit. Nuk thone kot; "Beme baba te te ngjaj!" Ndonese ti e superon ate.

  6. Ore gjimnazist, perse nuk

    Ore gjimnazist, perse nuk bere nje hartim per perkrahjen dhe pjesmarjen e Presidentit ne protesten e parkut te lodrave te femijeve duke i mbushur mendjen idioteve qe te vijne perreth se si po instalohet shteti ligjor?!

  7. Kur degjoj kete person me

    Kur degjoj kete person me nder me then kryetarin fallco te bashkise me pershtjellohet stomaku. Nuk arrij ta kuptoj se si nje njeri mund te behet kaq i peshtire.

  8. Po ca profesori more, ky ben shkrime me pagese.

    Ky tipi qe e mban veten per profesor dhe qytetar qe aspiron per nje shtet ligjor,ka jetuar gjithe jeten ne diktature. Ky tipi thjesht nuk e di cfare eshte DEMOKRACIA, e ka lexu neper libra… Po ta falim prof keto idiotesira te pavlera qe shkruan. S'di C'ben…