• |
ide | kryesore

Sa seks bën një njeri gjithë jetën

Arkiva, Stil
169677343-780x439.jpg



Rebook ka kryer një punë të vështirë për të gjithë. Në studimin e fundit specialistët e tij tregojnë se sa kohë nga jeta jonë shpenzojmë duke bërë seks.

Siç duket, mesatarisht një njeri do të kalojë më pak se 1% të jetës së tij/saj duke bërë seks.

0.45% për të qenë më të saktë…

Nëse kjo përqindje kthehet në shifër ditore, atëherë i bie diku 117 ditë në total.

Kjo do të thotë se më pak se gjysmë viti e kalojmë duke bërë seks gjatë tërë jetës dhe është sasi e vogël e kohës, duke e konsideruar atë se çfarë roli të rëndësishëm ka seksi.

Studimi kishte përfshirë më shumë se 9,000 njerëz nga SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Gjermania, Franca, Meksika, Rusia, Koreja dhe Spanja, prandaj është pasqyrim i mirë i mesatares për këtë studim.

Vlen të ceket se një studim tjetër ka treguar se 29.75% të jetës njeriu e kalon duke qëndruar ulur, e që nëse shprehet në ditë i bie 7,709 ditë. /Telegrafi/