• |
ide | kryesore

Përse duhet të dilni nga Facebook kur shihni porno

Arkiva, Stil
face-mia_1466280908-1913988.jpg



Sipas The Sun, duhet të dilni gjithmonë nga Facebook nëse shihni porno. Kjo për shkak se do të gjurmoheni. Ueb-faqet e pornografisë kanë një shtesë të fshehtë të Facebookut, e cila ia mundëson rrjetit social t’ju vëzhgojë.

Pse e bën këtë Facebook? Për shkak se i pëlqen të dijë pothuajse gjithçka që jeni duke shikuar në internet, transmeton Gazeta Expres. Kompania mbledh të dhëna rreth ueb-faqeve që i vizitoni kështu që të shfaqë gjëra në interesin tuaj në rrjetin social. Sipas rregullit të të dhënave të tyre, Facebook thotë: “Ne mbledhim të dhëna kur e vizitoni ose përdorni ueb-faqe dhe aplikacione të palës së tretë të cilat përdorin shërbimet tona (kur ofrojnë një buton Like p.sh).

Kjo përfshin informacione rreth ueb-faqes dhe aplikacioneve që i vizitoni, përdorimin tuaj të shërbimeve tona në këto ueb-faqe dhe aplikacione, si dhe informata mbi zhvilluesin ose publikuesin e aplikacionit ose ueb-faqes që ka shërbimet tona”.