• |
ide | kryesore

Sa duhet të zgjasë një mashkull në shtrat?

Arkiva, Stil
539f98671e3f0_-_200025260-002-rlmblp-xln-780x439 (1).jpg



Sa mendoni se i merr një mashkullit kohë seksi para se të përjetojë orgazëm? Për këtë temë ka shumë mite.
 
Pfzier, kompania që e prodhon ilaçin viagra, ka financuar studimin i cili e gjen përgjigjen e saktë të kësaj pyetje. Mbani mend se kohëzgjatja e një marrëdhënie nuk ka korrelacion të drejtpërdrejt në kënaqësinë e lidhjes seksuale, transmeton Telegrafi.
 
Për këtë studim shkencëtarët kanë testuar pothuajse 500 çifte heteroseksuale përgjatë një periudhe 4 javore.
 
Nga ta, 22 për qind kishin pasur një mesatare prej 0-3 minuta para se meshkujt të përjetonin orgazëm.
 
54 për qind i tyre kishin zgjatur 4-11 minuta në shtrat dhe 24 për qind kanë zgjatur mbi 12 minuta.
 
Mesatarja e kohëzgjatjes së meshkujve në shtrat është 6 minuta, përderisa çdo mashkull i cili zgjatë më shumë se 21 minuta konsiderohet “person i veçuar”.
 
Vlen të ceket se shumica meshkujve kishin menduar se zgjasin 30 për qind më shumë sesa që në të vërtetë zgjasin në seks.