• |
ide | kryesore

Arbana Osmani ia merr këngës në makinë, por ndjekësit e kritikojnë

Arkiva, Paparazzi
arbana makine.jpg



Prezantuesja e “Top Channel” duket se e ka marrë me qejf të madh sezonin e ri televiziv. Pas një vere të kaluar në xhirime, (siç ka treguar përmes aktivitetit të saj në IG), 32-vjeçarja shihet çdo ditë e më shumë e dhënë pas emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur”. Ndonëse transmetimi nuk ka nisur, Arbana i ka vënë punët në vijë; ka zgjedhur sërish të bashkëpunojë me autoren e dikurshme italiane Alessia Vessiçhio dhe me sa duket, rikthimi i saj në Shqipëri e ka bërë entuziaste prezantuesen. Aq e lumtur shfaqet Arbana në krah të Alessias, sa ka harruar të vendosë dhe rripin e sigurimit.

Në videon e postuar nga vetë prezantuesja në IG, ajo është duke kënduar ndërsa autorja italiane e filmon. Por, mungesa e rripit të sigurimit ka ngjallur pakënaqësinë e ndjekësve të saj të cilët e kritikojnë në komente.