• |
ide | kryesore

Gabriel Garko kapet “mat” në Tiranë, kalon natën në diskotekë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Pavarësisht se është 44 vjeç dhe kaloi një ditë të ngjeshur me takime e prezantime për rolin në filmin e ri, aktori i njohur italian nuk e ka ndjerë lodhjen dhe në vend të gjumit në hotel, ka preferuar të shijojë jetën e natës në kryeqytet. Gabriel Garko u pa mbrëmë në “Folie Terrace” duke u argëtuar me miqtë e bashkëpunëtorët e tij. Në prill, seks simboli i filmave dhe serialeve ‘fiction’ do të xhirojë rolin e tij në filmin për Lazaratin, ku personazhi shqiptar që luan është, Bujari.