• |
ide | kryesore

Prezantuesi i Top Channel ngatërron adresë, i drejtohet kolegut: “dashnia për ty…”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Mori përsipër të realizonte një moment gazmor me vargjet e këngës “T’lagi me shampanjë”. Por, më shumë se sa nga recitimi dramatik i hitit të Getoar Selimit, prezantuesi i ri i “Wake Up”, shkaktoi të qeshura për shkak të “gafës” së tij. Teksa nis vargun e parë, Ilsi Islami i drejtohet kolegut Eno Popi me fjalët; “dashnia për ty…”. Siç shihet edhe në video, menjëherë Isli e kap që ka ngatërruar adresë dhe vazhdon më pas me interpretimin duke iu drejtuar kameras.