• |
ide | kryesore

Vajza e Metës nuk i ndahet Bebe Rexhës, nga aeroporti në dhomën e hotelit

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Koncerti i kantautores së talentuar me origjinë shqiptare duket se ka emocionuar më së shumti vajzën e çiftit të LSI-së, Era Meta.

Vogëlushja është parë e pandarë nga 27-vjeçarja, e cila me të mbërritur në aeroportin e Tiranës dhe deri në dhomën e hotelit, madje edhe në krevat, është shfaqur ngjitur me Bebe Rexhën.

Mediat shkruajnë se vajza e kryetarit të parlamentit është kushuri me këngëtaren me origjinë nga Dibra e Madhe. Nëna e saj, Monika Kryemadhi, thuhet se ka lidhje gjaku me Bebe Rexhën.