• |
ide | kryesore

Kur unë pedagogu nuk kam përgjigje

Arkiva, Blog
téléchargement.jpg



Nga Arlind Qorri/ Ka ndodhur këto ditë të më kërkojnë sugjerime maturantë se çfarë alternativash të zgjedhin në raundin e dytë të aplikimit. I zënë ngushtë nga kompleksiteti i situatës, mundohem të peshoj mundësitë, por pa guxuar të jap sugjerime. Është barrë e rëndë përgjegjësie. Ndodh po ashtu të më kërkojnë sugjerime studentët se çfarë masteri të zgjedhin, në ia vlen të regjistrohen te fakulteti im etj. Edhe këtu ndihem ngushtë, numëroj ato pak të mira që kemi, vë në dukje problemet e mëdha, u them që edhe gjetiu kështu është dhe në fund mbetem pa gojë: "Bëj si të duash!" Është përgjegjësi e madhe. Tani pyes veten se ku e gjejnë guximin pedagogë të caktuar privati që nxjerrin emrin dhe fytyrën për t'u reklamuar maturantëve: "Ejani regjistrohuni në universitetin X se është më i miri, ju gjen punë!" etj dokrra si këto. Si nuk kanë frikë xhanëm se dikush që u ka besuar të vijë nesër e t'u pështyjë në fytyrë si mashtrues?! Apo do të mbrohen se "reklamë bëm' o burr', pse e more seriozisht"? Ne pedagogë jemi, pse duhet të na peshojë fjala?!



3 Comments

  1. Pedagog vjen nga pedagogji,
    Pedagog vjen nga pedagogji, keshtu qe shkruhet me (d) jo me (t)

  2. Ne pedagogë jemi, pse duhet

    Ne pedagogë jemi, pse duhet të na peshojë fjala?!

  3. Bravo arlind i pergjegjshem

    Bravo arlind i pergjegjshem si gjithjne. Je me i drejte sec duhesh per kete Shqiperi te mjere. Respekte!