• |
ide | kryesore

Tifozët e Kosovës pushtojnë “Rrugën e Kombit” (FOTO)

Arkiva, Sport
tifo4.jpg



Mijëra tifozë të Kosovës kanë mësyrë sot kufirin me Shqipërinë për të qenë në mbrëmje në Shkodër dhe për të parë nga afër ndeshjen mes përfaqësueses së tyre dhe Koracisë. Nga të dhënat që vijnë në adresën e lapsi.al mësohet se gjatë paradites ka pasur një fluks të madh në doganën e Morinit dhe një varg të gjatë në Rrugën e Kombit. Atmosfera në Shkodër pritet të jetë e zjarrtë njëlloj sikur ndeshja të luhej në Prishtinë pasi mësohet se është shitur pjesa më e madhe e biletave dhe stadiumi “Loro Boriçi” pritet të jetë i mbushur. /lapsi.al/